Kategoria | Flash

Kirurgjia dhe patologjia mbajnë rekordin e vdekshmërisë

Fier- Dy reparte të grupit spitalor Fier konsiderohen si repartet që përballen me një fluks të lartë pacientësh dhe me një numër të madh vdekjesh. Kështu, reparti i kirurgjisë dhe ai i patologjisë në spitalin rajonal të Fierit mbajnë rekordin e vdekshmërisë për periudhën janar-maj të vitit 2010. Sipas të dhënave zyrtare të shprehura nga zyra e statistikave të drejtorisë së grupit spitalor Fier mësohet se gjatë pesë muajve të parë të vitit 2010 kanë ndodhur 33 vdekje. Nga ky numër vdekjesh, 12 prej tyre kanë ndodhur në repartin e kirurgjisë, ku veçohen dy raste aksidentesh automobilistike, ndërkohë që të tjerat janë nga shkaqe të ndryshme, ku dominojnë sëmundjet e zemrës. Por, edhe rëniet nga lartësia dhe aksidentet në punë kanë shënuar viktima në repartin e kirurgjisë të spitalit rajonal të Fierit. Edhe reparti i patologjisë cilësohet si repart që përballet me një numër të madh vdekjesh. “Në repartin e patologjisë shkaqe të vdekjes kanë qenë sëmundjet e zemrës dhe rastet e vetëvrasjeve me fostoksinë. Te ky repart janë gjithsej 21 vdekje, nga të cilat tetë janë për infarkt miokardi. Rastet e tjera më të shumtat janë sëmundje cerebrale dhe pankreasi”, shprehet përgjegjësja e statistikave në drejtorinë e grupit spitalor Fier.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com