Kategoria | Flash

Kompjuterizimi i Gjendjes Civile Fier.

Ne te gjitha zyrat e gjendjes civile te qarkut Fier ka perfunduar faza e paisjes se tyre me kompjutera.Gjithashtu jane aftesuar punonjesit qe do te sherbejne ne keto zyra per perdorimin e kompjuterit. Modernizimi i informacionit ne sherbimin e zyrave te gjendjes civile, mund te quhet nje revolucion i vertet ne kete sherbim, duke i dhene fund epokes primitive te ruajtjes se te dhenave dhe marjes se informacioneve nepermjet rregjistrave. Shpesh here punonjesit e ketij sherbimi jane bere objekt hetimesh pasi me dashje apo padashje kane fallsifikuar te dhenat dhe gjeneralitetet e qytetareve te ndryshem. Modernizimi dhe kompjuterizimi i informacionit jo vetem qe shkurton kohen e sherbimit ndaj qytetareve, duke i cliruar nga radhet e gjata sfilitese me te cilat ballafaqoheshin, por rrit garancine dhe saktesine e te dhenave.

Punonjesit nuk mund te abuzojne per qellime perfitimi pasi informacioni eshte online dhe mund te kontrollohet fare lehte. Kompjuterizimi i sherbimit ne zyrat e gjendjes civile do te zgjidhe perfundimisht marrjen e informacionit ne nje kohe shume te shkurter te zyrave te ndryshme qe kane nevoje per identitetin e klienteve te tyre. Ky sherbim eshte monitoruar drejtpersedrejti nga OSBE, dhe institucioni i prefektures. Per kete qellim jane zhvilluar ne peridha te ndryshme kohore takime te perbashketa ku eshte kerkuar zbatimi ne kohe dhe me korrektesia e projektit te “Moderrnizimit te zyrave te gjendjes civile dhe vendosjes se sistemit te adresave”. Shpesh listat zgjedhore te perpunuara dhe afishuara nga zyrat e gjendjes civile jane bere moll sherri ne politiken shqiptare gjate proceseve zgjedhore. Pasaktesite dhe gabimet e medha jane bere objekt debatesh e kontestimesh politike. Jane pikerisht keto arsyet qe detyruan qeverine shqiptare qe modernizimin dhe permisimin e ketij sherbimi ta vene ne axhenden e prioriteteve dhe viti 2008 te jete viti qe e shkeput Shqiperine nga epoka primitive e sherbimit ne zyrat e gjendjes civile.

Rregjistrat e vjeter, te grrisur e dale boje do te zevendesohen nga informacioni i ruajtur ne memorjen elektronike te rrjetit kompjuterik. Ky proces eshte ne vazhdim dhe kalon neper tre faza. Faza e trete perfundon ne daten 18 korrik 2008. Nga informacioni i pergjegjeses se zyres se gjendjes civile te rrethit, znj. Lumturi Mocka mesohet se, procesi i modernizimit te sherbimit ne zyrat e Gjendjes civile ne rrethin e Fierit po ecen me hapa normal dhe ai do te perfundoje brenda harkut kohor te percaktuar nga qeveria.” Ne 7 njesi kryesore ka filluar puna per fazen e trete dhe perfundimtare nderkohe qe ne njesite e tjera mund te quhet e perfunduar faza e dyte, ajo e instalimit te programit”, - u shpreh Mocka, duke i dhene keshtu perfundimisht fund informacionit manual ne njesite e gjendjes civile.

Sipas znj. Mocka te gjitha te dhenat dhe gjeneralitetet e banoreve te qarkut Fier jane tashme te instaluara prej rregjistrave ne format elektronik (kompjuterizuara) .”Ky proces i takon fazes se dyte dhe mund te quhet i perfunduar ne afatet e caktuara per te gjitha zyrat e gjendjes civile, duke shenuar nje moment te rendesishem per sherbimin e gjendjes civile, - pohon znj.Mocka. “Perfundimi i kesaj faze shenon dhe fundin e sherbimit manual dhe zevendesimin e tij me nje veprim elektronik, per nxjerjen e certifikatave te gjendjes civile, pohon znjMocka.

Gjithashtu mesohet se ne 7 njesi te qeverisjes vendore Fier ka filluar puna per fazen e trete dhe perfundimtare te ketij procesi bashkekohor. Faza e trete qe pritet te perfundoje brenda dates 18 korrik ka te beje me pastrimin e te dhenave te gjendjes civile ne rrjetin elektronik. ”Punonjesit e zyrave te gjendjes civile gjate kesaj faze do te kene prioritet permiresimin e gabimeve drejteshkrimore te emrave.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu