Rreth 200 kilogram cianur dhe disa mbetje te tjera të rrezikshme pranë ish azotikut kanë nisur të largohen nga këto ambiente. Deklarata është bërë nga drejtori i ish ndërrmarjes Artan Kalemi. Sipas tij mbetjet e rrezikshme do të largohen për në magaziant e mbetjeve dhe depon kombëtare të helmeve në Elbasan ndërsa e rëndësishme është që pjesa më e rrezikshem e tyre cianuri, tashmë është një problem i zgjidhur. Mëngjesin e së mërkurës Kalemi deklaroi se ngarkesa prej 200 kilogramesh e mbetejeve toksike pas kësaj zhvendosjeje zgjidhe edhe frikën dhe panikun e krjuar ndër vite tek banorët e Fierit
‘’Ministria e ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës në kuadër të planit për pastrimin në thellësi të uzinës së plehrave azotike nga ndotjet e trashëguara, po implementon fazën e tretë. Deri tani janë implementuar dy faza, ajo e ngurtësimit të mbetjeve arsenikale, më pas në fazën e dytë ky arsenik u depozitu në një landfilld të sigurisë së lartë dhe tashmë jemi duke zbatuar fazën e tretë e cila ka si objektiv heqjen e gjithë kimikateve të rrezikshme nga uzina, konfrorm ligjeve të shtetit shqiptar dhe depozitimin e tyre në depon kombëtare të helmeve në Elbasan. Më pas që këtej do të shihen të gjtha mundësitë për asgjesimin e këtyre plehrave nga ana e shtetit shqiptar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin europian.
“Pikërisht kjo sipas drejtorit të ndërrmarjes së ishazotikut ka shenuar një tjeter faze per eleminimin e rrezikut ne ambjentet e azotikut. Kjo fazë ndërkohë do të pasohet nga një tjetër fazë e re, pikërishit ajo e largimit të atyre mbetjeve që sot konsiderohen si të padëmshme në këtë godinë pas groposjes se arsneikut. Sipas Kalemajt kërkesa është bërë nga grupi i likujdimit e ndërkohë që është gjetur edhe mbështetja e ministrisë përkatëse, por kjo nuk është faza e fundit e pastrimit të ish uzinës së plehrave azotike.
“Pas këtij procesi do të kërkohet edhe një fazë e katërt e cila është duke u përgatitur në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtarë dhe do të ketë një pastrim të ri të mjediseve nga gjthë objektet e kontaminuara dhe të dëmshme.”
Kalemaj ka shtuar se i gjithë procesi është duke u zhvilluar nën masa të forta sigurie ku duhet përmendur mbështetja e ministrisë së brendëshme dhe policisë së shtetit që ka shoqëruar të gjthë procesin e punës dhe transportin e këtyre mbetjeve gjatë gjithë itinerarit që ato kanë ndjekur. Duhet theksuar se ishuzina e azotikut e mbetur tashme vetem nje mit ka qene nje burim debatesh, frike dhe paniku sidomos per komunitetin. Ndersa kjo deklarate e sotme e drejtorit duket se jep garanci per jeten e banoreve. Ndërkohë vetëm pak kohë më parë specialistë të ndryshëm të cilët njihnin në detaje këtë uzinë gjigande, deklaruan se brenda saj kishin mbetur ende mbetje të rrezikshme. Sasia që sot konsiderohet e larguar nga krerët e azotikut, deri tani ka qenë e depozituar dhe e grumbulluar në thasë të zakonshëm dhe e gjithë sasia ishte e magazinuar në një vend të fshehtë brenda Azotikut. Vetëm pak muaj më parë u groposën rreth 1200 ton arsenik në këtë uzine. Pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat për zbatimin e këtij projekti, pas konsultimeve të zhvilluar me komunitetin dhe instancat qeveritare. Sasia e arsenikut të ndodhur në këtë uzinë u gropos brenda territorit të kësaj uzine, sipas standardit dhe projektit të hartuar për këtë qëllim. Firma finlandeze “Ecocem”sipas procedurave të parashikuara, zbatoi projektin me një kosto prej 1.5 milionë euro.
Popularity: 1% [?]




