Pakti detar, Spahiu: Të respektohet Kushtetuesja

Pas deklaratave të bëra nga ministri i jashtëm grek, referuar gjithnjë marrëveshjes së ujërave mes nesh dhe shtetit fqinj, numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka kërkuar zbatim rigoroz të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e ka hedhur poshtë marrëveshjen. Gjatë një reagimi për deklaratat e bëra, që synojnë nxitjen e një marrëveshjeje për ndarjen e territorit ujor, Spahiu ka theksuar se ka pasur vetëm negociata dhe marrëveshje politike që u hodh poshtë nga Kushtetuesja.
“Cdo shtet dhe qeveri e BE duhet të respektojë parimet e së drejtës ndërkombëatre, shtetin juridik dhe legjislacionin, Gjyjata Kushtetutes e jona është shprehur qartë me papajtueshmërinë kushtetuese që kishte marrëveshja për ndarjen territoriale të ujërave. Është detyrim i cdo kujt dhe i institucioneve të respektojnë sovranitetin dhe rendin juridik. Deklaratet politike të bëra, që bien në kundërshtim të hapur me vendimet e gjykatave shqiptare, cenojnnë rendin juridik në Shqipëri”- ka thënë ai.(Panorama)

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com