Kategoria | Flash

Etiketat : , , ,

Policia: Nëna shtyu djalin të vriste babanë

Zbulohen detajet e vrasjes në Fier. Nënë e bir shkuan të armatosur për t’u “sqaruar”

Ylli Zeqaj, 48-vjeçari nga Fieri që u gjet i vdekur paraditen e së dielës në banesë, u vra nga djali i tij adoleshent, i cili e ka kryer krimin i shtyrë nga e ëma. Shkak është bërë tentativa e viktimës për të shitur gjysmën e banesës, kur dikur jetonte me ish-bashkëshorten, nga e cila ishte divorcuar një vit më parë. Ky ka qenë konkluzioni që ka nxjerrë Policia e Fierit mbrëmjen vonë të së dielës.
Hetimet

Vetëm nëntë orë hetime i janë dashur Policisë së Fierit për të zbardhur vrasjen e 48-vjeçarit Ylli Zeqaj, i cili u gjet i masakruar me 8 plagë në trup. Telefonata e fundit që viktima kishte kryer me ish-bashkëshorten ka çuar policinë që të dyshojë që në fillim se bëhej fjalë për një krim brenda familjes. Qysh në momentet e para, grupi i hetimit ka marrë në pyetje të afërmit e Ylli Zeqajt, përfshi edhe ish-bashkëshorten, Luljetën, dhe dy djemtë të çiftit të divorcuar prej një viti.

Sipas burimeve të gazetës, brenda grupit hetimor mësohet se gjatë telefonatës së fundit më datë 22 korrik, Luljeta dhe djali i tij e kishin kërcënuar 48-vjeçarin se do ta vrisnin.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se Luljeta Zeqaj, ish-bashkëshortja e viktimës, është marrë në pyetje për herë të parë mesditën e së dielës në banesën e saj në lagjen “1 Maji”, ku jetonte pas divorcit me Yllin. Ajo është ripyetur pasditen e së dielës dhe më pas është marrë me furgonin e patrullës policore për t’u shoqëruar në mjediset e komisariatit, ku pas përballjes me provat i janë vënë prangat nën akuzën e vrasjes së kryer me paramendim dhe bashkëpunim.

Bashkë me të policia ka shoqëruar edhe djalin adoleshent, i cili është “tradhtuar” nga hetimet speciale të policisë. Në pritje të zbardhjes së telefonatës së fundit, gjatë përgjimit në dhomat e paraburgimit djali adoleshent ka shfaqur ankth për atë që kishte kryer, ndërsa më pas ka treguar çdo gjë për policinë. Në gjendje të rëndë depresioni, 16-vjeçari ka treguar orë pas ore atë çka kishte kryer ai dhe e ëma më 23 korrik. Në prani të psikologut, policia e ka njohur atë me akuzën, e cila është e njëjtë me të së ëmës. Mësohet se një akuzë tjetër rëndon mbi djalin vrasës. Bëhet fjalë për akuzën e mbajtjes së armëve të ftohta pa leje.
Viktima

Ylli Zeqaj është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij nga prindërit dhe vëllezërit mëngjesin e së dielës. Ata ishin njoftuar nga fqinjët se nga brenda shtëpisë në katin e parë të një pallati pesëkatësh vinte erë e keqe. Më pas është njoftuar policia, e cila ka mundur të zbardhë plotësisht krimin e radhës brenda familjes. Viktima njihet prej policisë si person me precedentë penalë. Ai ishte denoncuar në polici nga gruaja për dhunë përpara divorcit. Ceremonia mortore e tij është zhvilluar në fshatin e lindjes në Mallakastër, ku ai është përcjellë për në banesën e fundit nga prindërit, vëllezërit, miqtë dhe të afërmit.

Popularity: 3% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com