Nje zjarr i fuqishem perfshin edhe territorin e dy puseve te naftes ne Marinez. Nderhyrja e 50 punonjesve te kompanise “Albpetrol” dhe dy autoboteve qe disponon kjo shoqeri kane bere te mundur qe per mese tre ore lufte me flaket te shuhet vatra e zjarrit dhe te shmanget tragjedia. Policia vendore nisi hetimet per te zbuluar shkaqet e renies se zjarrit qe fillimisht mesohet se ka perfshire nje siperfaqe me shkurre dhe me pas me ndihmen e eres i eshte drejtuar puseve aty prane. Disa gropa jane ndezur ne flake rreth ores 15:00 dhe vetem rreth ores 18:00 vatra eshte shuar plotesisht.
Mjetet zjarrfikese te kompanise “Albpetrol” kane qene te parat qe nderhyne per te lokalizuar flaket, por eshte dashur nderhyrja edhe e dy mjeteve te Repartit te Mbrojtjes nga Zjarri ne Fier qe situata te vihej nen kontroll. Per te parandaluar perhapjen e flakeve jane perpjekur edhe mjaft naftetare, te cilet me mjete rrethanore dhe me tubo uji, kane mbajtur grykat e puseve larg nga flaket.
Vatrat jane evidentuar rreth ores 15:00 nga punonjesit e Ndermarrjes se Prodhimit Marinez, si dhe te Sektorit Nr. 2, qe kane dhene alarmin per flaket. Siperfaqja me shkurre qe eshte perfshire nga zjarri dhe qe eshte djegur plotesisht shkon ne 2 hektare. Per pak minuta, si pasoje e eres se forte, zjarri ka perparuar ne drejtim te puseve ne prodhim dhe te fondit te ndalur te zones naftembajtese te Marinzes.
Burimet nga vendi i ngjarjes tregojne se dy mjetet zjarrfikese te kompanise “Albpetrol” jane mbushur dy here me uje, pasi flaket ishin te fuqishme.
Per rreth 3 ore situata eshte vene nen kontroll. Territoret e dy puseve jane perfshire nga flaket, ku gropa te vecanta te braktisura kane pasur edhe mbetje te naftes bruto. Mesohet se gjuhet e flakeve i jane afruar vendburimit te puseve, ku ndodhen vulfet dhe pompat, qe ne rast te ndezjes mund te shkaktonin nje tragjedi te vertete me viktima ne punetore. Mbi 30 naftetare dhe mbi 12 forca te shpetimit jane perpjekur per te mbajtur flaket nen kontroll.
Eshte hera e dyte brenda javes, qe nje zjarr me permasa te medha rrezikon zonen e Marinzes, ndersa numri i zjarreve ne te gjithe qarkun e Fierit, si dhe ne afersi te zonave naftenxjerrese per kete stine eshte i larte. Zona e Fierit eshte nje nder me te prekurat kete stine nga zjarret, ku jane shkaktuar deme te medha ne plantacionet e ullinjve. Policia tha se per kete rast ka nisur hetimet, pasi dyshon se ndonje banor i zones i ka vene zjarrin hamullave ne toke per t’i djegur me qellim punimin e saj ne sezonin e vjeshtes. Deri ne mbremje nuk ka pasur asnje person te ndaluar per kete rast.
Hetimet
Zjarret e diteve te fundit ne disa qytete te vendit kane vene ne alarm policine. Me teper vatra jane evidentuar ne zonen e Jugut, kryesisht qytetet e Himares, Vlores, Fierit, Delvines, Elbasanit, Gjirokastres dhe Beratit. Demet materiale jane te pallogaritshme, ndersa jane arrestuar kater te dyshuar per zjarrveniet. Per flaket ne Himare dhe Delvine hetimet vazhdojne.



