Kategoria | Flash

Etiketat : , ,

Provokimi i radhës i Bollanos: Grekët në jug, 3/5 e popullsisë

TIRANE- Kreu i Bashkisë së Himarës ka bërë sot provokimin e tij të radhës me tezën greke të shtrirjes dhe përqindjes së popullsisë minoritare greke në vend. Në tryezën “Minoriteti pjesëmarrja dhe integrimi” kreu i organizatës OMONIA Vasil Bollano i lakuar shpesh herë për komplikimin e tezës shqiptare të Vorioepirit del me një tjetër argument, sipas të cilit grekët kanë shtrirje të konsiderueshme jo vetëm në jug të vendit por dhe në pjesë të tjera të tij.
Provokimi i Bollanos shkon më tej kur aludon se grekët në jug të vendit përbënin 3/5 e popullsisë duke futur si minoritet grek edhe vllehët që në fakt kanë gjuhën dhe zakonet e tyre.
“Prezenca e grekëve në territorn që përbën shtetin shqiptar të ditëve të sotme mund të datohet që prej shekullit të 7-të para Krishtit. Që prej kësaj kohe ka patur një prani të vazhdueshme dhe dinamike por jo vetëm të përqëndruar në jug por ata përbënin tërësisht 3/5 e popullsisë, pa përfshirë grekët që flisnin gjuhën vllahe. ” theksoi Bollano.
Shifra e dhënë sot nga kreu i bashkisë së Himarës duhet cilësuar një gafë në formën e provokimit, nisur nga fakti se nuk ka patur regjistrim të saktë të minoritetit grek në Shqipëri. Para viteve 90, një regjistrim i bërë mbi përqindjen e minoritetit në Shqiëpri e ka nxjerrë këtë shifër jo më shumë se 60 mijë, ndërsa pas nisjes së lëvizjeve migratore kjo shifër mendohet të jetë përgjysmuar.

Deklaratat e Bollanos vijnë në një kohë kur kreu i qeverisë Sali Berisha ka premtuar regjistrimin e popullsisë mbi bazën e prejardhjes etnike, gjuhës dhe besimit fetar.
Në tryezë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule thotë se është në pritje që qeveria ta mbajë këtë premtim.
“Në lidhje me përbërjen e popullsisë së vendit në lidhje me prejardhjen etnike, besimin fetar dhe gjuhën amëtare. Morëm premtimin e qeverisë para disa javësh se do të realizohet një regjistrim i tillë i popullsisë.” theksoi Dule.

Tezat antishqiptare të Bollanos nuk është hera e parë që artikulohen në mënyrë kaq publike. I vënë para drejtësisë për hartimin e parrullave në gjuhën greke përgjatë rrugës së bregut, një tjetër provokim i tij antishqiptar ishte ai i pak ditëve më parë kur Bollano deklaroi se Epiri i veriut është atdheu i grekëve.
Bollano u dënua nga gjykata e Vlorës me 6 muaj burg për tezat antishqiptare por ende sot e kësaj dite nuk e ka kryer dënimin e marrë.

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. petrika Thote:

    sa me shume greke te dalin aq me mire eshte per shqiperine se do marin pensione xhaba,prandaj le te thone cte duan se greku nuk e pushton dot shqiperine mos keni frike.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com