Kategoria | Flash

Etiketat : , , ,

Rritet dyfish fluksi për dokumente identifikimi

Fier- Ardhja e emigrantëve ka nisur të japë shenjat e para të fluksit të rritur për shtetasit që u drejtohen operatorëve të aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Sipas punonjësve të shërbimit të zyrave të gjendjes civile të katër rajoneve, edhe në sportelet e këtyre të fundit ka nisur të përcillet ky fluks. Prej më shumë se një jave, fluksi i aplikimeve për dokumentet e identifikimit, por edhe për certifikata, është rritur dyfish në krahasim me periudhën e mëparshme. Mesatarisht tani kryhen nga 220 deri në 300 aplikime në një ditë. Ndërkohë që të pestë operatorët e Fierit janë në shërbim të të interesuarve për karta dhe pasaporta. Duhet theksuar se gjatë dy javëve të fundit në zyrat e aplikimit nuk ka pasur probleme me linjën e internetit apo dhe me furnizimin me energji elektrike, ndryshe nga gjendjet civile, të cilat një javë më parë nuk kishin linjë interneti dhe nuk mund të prodhonin dot certifikata të printuara. “Duke filluar nga e hëna e kaluar, fluksi në gjendjet civile të Fierit dhe në zyrat e aplikimit për karta e pasaporta është rritur. Mund të themi se, që nga ora tetë e mëngjesin nis aplikimi dhe fluksi i rritur. Sportelet gjatë gjithë ditës përballen me kërkesa të shumta. Nuk ka pasur asnjë lloj problemi gjatë ditëve të fundit tek operatorët dhe kjo duhet vlerësuar, pasi nuk është situata si në periudhën e mëparshme të kthimit të emigrantëve. Kështu shpresojmë të vazhdojmë”, ka thënë Arta Prifti, përgjegjëse e gjendjeve civile për qytetin e Fierit. Sipas Priftit mësohet se orët e paradites përballen me fluks më të rritur të aplikuesve, ndërsa gjatë ditës, deri pasdite në orën 16:00, kur operatorët mbyllin shërbimin, fluksi vjen duke rënë.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com