Kategoria | Flash

Etiketat : , , , ,

Shëndeti Publik: Ndaloni konsumin e ujit të depozitave

Fier, shkak i virozave, helmimeve apo prekjeve nga sëmundjet infektive

Depozitat e ujit janë bërë problem për sëmundshmërinë, sidomos në Fier. Alarmi ka ardhur pas regjistrimit të disa rasteve me virozë të shkaktuara nga uji i ndotur. Në këto ditë të nxehta vere është rritur numri i personave të prekur nga virozat e stinës. Një nga faktorët, sipas autoriteteve të shëndetësisë, është edhe cilësia e ujit të pijshëm. Përballë disa rasteve të regjistruara gjatë kësaj jave, me virozë të shkaktuar si pasojë e ujit, autoritetet më të larta të shëndetit publik në Fier apelojnë për mospërdorimin e ujit të depozitave të shtëpive.

Sipas nëndrejtoreshës së Shëndetit Publik në Fier, Shpëtime Kalemi, rreziku që i kanoset popullatës nga konsumi i ujit të depozitave është tejet i lartë.

“Depozitat, edhe pse furnizohen me ujë çdo ditë, përmbajnë baktere dhe lëndë të rrezikshme. Jo gjithmonë depozitat e zbrazin të gjithë ujin që marrin. Në fund të tij tepron uji, i cili grumbullohet vetë dhe së bashku me prurjet e tjera mbledh mbeturina. Ka pasur raste që ka prurë e grumbulluar edhe ndryshk”, ka sqaruar nëndrejtoresha e Shëndetit Publik, Kalemi.

Ajo shpjegon se ka edhe nga ato raste kur në depozita ka pasur gjallesa, të cilat rriteshin me kalimin e ditëve. Sipas saj, nuk duhen përjashtuar edhe rastet e pranisë së krimbave, të cilët shtohen shpesh.

“Nuk është çudi që sidomos gjatë stinës së verës gjallesat dhe mikrobet rriten më shpejt, për shkak të ngrohtësisë, të cilat më pas për fat të keq veprojnë në trupin e njeriut. Bëjmë thirrje që tani në stinën e verës të ketë një kujdes të veçantë për depozitat. Ato duhen pastruar vazhdimisht”, ka apeluar Kalemi.

Me anën e një thirrjeje publike që autoritetet e shëndetësisë kanë bërë prej disa ditësh, njoftohet popullata që të pastrojë depozitat të paktën një herë në muaj dhe për stinën e verës të eliminojë konsumin e ujit të këtyre mjeteve depozituese. Përveç pastrimit, sipas Kalemit, popullata duhet të kryejë edhe dezinfektim të depozitave dhe të enëve të tjera ku mbajnë ujin.

Por, thirrja e autoriteteve të shëndetësisë duket se krijon vështirësi dhe probleme te banorët e pallateve të reja, për shkak se depozitat e ujit i kanë të përbashkëta. Rreziku më i madh qëndron te kjo kategori e popullatës, për të cilën duhet të ndërhyjnë kujdestarët. Rastet e regjistruara deri më tani me virozat, si shkak i ujit jocilësor, kanë qenë pikërisht nga këto blloqe pallatesh të reja.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com