Kategoria | Histori

Historia e Fierit ne me teper detaje

  • Hipotezat e emrit Fier.
    Për origjinën e emrit Fier ekzistojnë dy hipoteza:
  • E para – paraqet variantin e emrit Fier që vjen nga italishtja FIERA d.m.th treg ose panair. Aludohet se këtë emër rajoni e mori përpara pushtimit turk nga tregtarët venedikas, që në atë kohë zotëronin bregdetin dhe merreshin me blerjen e prodhimeve bujqësore e blektorale. Për këtë arsye edhe sot njihen si fierseman, fiercifci, fieri i madh.
  • E dyta – bazohet tek toponimi i rajonit. Duke qenë se shumica e tyre janë me origjinë bimore ajo thekson se emri i qytetit të Fierit rrjedh nga bima e fierit që rritej me shumicë në këtë vend. Të tjerë vendbanime me origjinë bimore janë Sheqi, Sheqishtja, Kallmi, Marinëza, Frashëri, Sheqmarinas, Pisha, Shkoza, Fikthi, Driza, Kallmi, Kashishti, Qarri, Vidhishta.

 

Fieri në rrjedhën e kohës

  • Nga viti 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth.
  • Të dhënat e para për Fierin na i jep zv. Konsulli i Janinës, Fransua Pukevil. Në librin e tij “Udhëtime në Greqinë e Veriut”, ai shkruan se e ka vizituar atë në vitin 1806 dhe shton se atëherë ai ishte një fshat i madh me rreth 200 shtëpi.

Me teper informacione

  • Dy nga monumentet më të vjetra të qytetit si Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica dhe kisha e vjetër e Shën Gjergjit nuk ekzistojnë duke e lënë Fierin pa kujtesë historike. Edhe tregu i vjetër i ndërtuar nga vrionasit nuk ekziston më. Mania e shkatërrimeve të periudhës komuniste e shkatërroi Fierin si asnjë qytet në Shqipëri.
  • Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica u ndërtua në vitin 1777. Në librin e tij “Shqipëria”, në vitin 1927, autori Teki Selenica thotë se ura që u ndërtua nga Rrapushja, e bija e Kurt Pashës, lidhte fshatrat e Shkozës me Fierin e Madh. Ura u shkatërrua nga ushtria gjermane gjatë tërheqjes së saj në 15 tetor 1944.
  • Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte dikur një nga monumentet më të medhenj dhe më të bukur të rajonit të Myzeqesë. Ajo përbëhej prej sallës, 3 nefeve, pagëzimores, dy portikeve dhe këmbanores. Me përmasa 26 x 20, Kisha e Shën Gjergjit u ndërtua në vitin 1782 nga një grup ndërtuesish të drejtuar nga mjeshtri i quajtur Gega. Ajo ishte zbukuruar brenda me afreske të punuara nga piktori grabovar Joan Çetiri. Furia e shkatërrimeve të objekteve fetare në vitin 1967 nuk  kurseu as kishën e Shën Gjergjit. U rindërtua përsëri nga KOASH në vitin 1999.
  • Fieri mund të ketë lindur si vendbanim në vitet 1700, si stacion përgjatë rrugës Vlorë – Berat. Pas luftës Austro – Osmane të viteve 1683 – 1690 qendra e Sanxhakut të Vlorës u vendos në Berat, në brendësi të vendit.
    Në vitin 1850 Kahreman Pashë Vrioni, i biri i vezirit Omer Pasha, shkëputet nga Berati dhe vendoset në Fier duke themeluar degën e familjes Vrioni që mbante titullin e pashës.
  • Rreth viteve 1858 – 1862, Kahreman Pasha bleu për 150 000 grosh fshatin e Fierit që ishte çiflig shtetëror. Menjëherë ai nisi përpjekjet për të siguruar statusin e qytetit e kësisoj, nisi një program intensiv ndërtimesh. Në vitin 1864 Kahreman Pasha ndërtoi tregun buzë lumit Gjanica. Ai kishte gjithsei 122 dyqane të cilat nisën menjëherë veprimtarinë tregtare.
  • Për t`i dhënë hov tregtisë dhe zejtarisë në qytetin e ri, Vrionasit sollën me kontratë tregtarë dhe zejtarë voskopojarë të cilët pas djegjes së këtij qyteti në vitin 1769, ishin strehuar në Berat dhe rrethinat e Fierit.
  • Në vitin 1877 Fieri u ndërtua e sistemua sipas një plani arkitektonik modern nga Omer Pashë Vrioni (i riu). Ai solli për këtë qëllim arkitektë dhe topografë italianë. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor.
  • Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe “Pasha”.
  • Në librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.
  • Në vitin 1908 hapen paralelisht dy shkollat e para të arsimit shqip; në Libofshë dhe Cakran.
  • Përfaqësuesit e 49 çetave kryengritëse të Shqipërisë së jugut, pas Kongresit të Sinjës zbritën në Fier në 8 gusht 1912 dhe nga zyra telegrafike e qytetit ata njoftuan Stambollin dhe Fuqitë e Mëdha për vendimet e kuvendit.
    Gjatë udhëtimit te tij historik për ngritjen e Flamurit në Vlorë, Ismail Qemali u strehua në 24 Nëntor 1912 në Fier, në shtëpinë e Ymer Pashë Vrionit.
    Në 29 Nëntor 1912 një grup patriotësh fierakë të drejtuar nga kryetari i bashkisë Tonç Kilica, ngriti simbolikisht Flamurin kombëtar duke u bashkuar me Qeverinë e Vlorës.
  • E para shkollë e arsimit shqip në qytetin e Fierit u hap në 12 shkurt 1914 dhe ishte e vendosur në një godinë në lagjen “Shkozë”.
    Në vitin 1923 Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Prefekturës së Beratit. Në përbërjen e nënprefekturës bënin pjesë: Krahina e Fierit me 71 fshatra dhe Krahina e Semanit me 22 fshatra. Qyteti i Fierit tashmë kishte pesë lagje: “Bishanakë”, “Pasha”, “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe  gjithsej 1493 banorë nga te cilët, 991 i përkisnin besimit fetar ortodoks dhe 502 i përkisnin besimit fetar mysliman.
  • Në vitin 1914 ndërtohet xhamia e qytetit me inisiativën e Haxhi Qamilit, njërit prej drejtuesve të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914 – 1915
    Gjatë verës së vitit 1920 Fieri u shndërrua në bazë të luftërarëve që niseshin për në Luftën e Vlorës, duke mbajtur kështu gjithë peshën e prapavijës.
    Në vitin 1924 qytetit iu shtua edhe një lagje e re; “Liria”(e quajtur kështu pasi u krijua në vitet e Pavarësisë Kombëtare) e cila u ndërtua nga tregtarët fierakë si qendër e re e aktivitetit ekonomik.
  • Në vitet 1916 – 1918,  Fieri përfshihet në trazirat e Luftës së Parë Botërore dhe pushtohet nga trupat ushtarake të Austro–Hungarisë.
  • Një repart special i ushtrisë Austro–Hungareze kryen të parin gërmin arkeologjik në Qytetin  Antik të Apolonisë. I drejtuar nga arkeologët Prashniker dhe Shober, ky repart ushtroi aktivitetin e tij në vitet 1916–1918 shpeshhere, edhe nën goditjet e artilerisë ushtarake italiane.
  • Ngjarjet e Revolucionit Demokratiko–Borgjez të vitit 1924 përfshinë qytetin e Fierit dhe rajonin e tij. E fuqishme ishte edhe lëvizja  me karakter antifeudal që zhvilloi edhe dy degët e shoqërisë “Bashkimi” që ushtronin aktivitetin e tyre në Fier dhe Libofshë.
  • Në 20 shkurt 1922 u botua numri i parë i gazetës “Djersa e bujkut” dhe kryeredaktor i saj ishte Gani Allka. Gazeta ishte e përdyjavshme dhe përveç problemeve agrare, trajtonte  edhe probleme me karakter politik, ekonomik dhe shoqëror.
  • Në vitin 1924 nisi aktivitetin e tij misioni arkeologjik francez në Apoloni. I përbërë nga një arkitekt dhe 15 punëtor, ai drejtohej nga arkeologu Leon Rei. Gjatë 14 viteve të ushtrimit të aktivitetit të tij misioni francez zbuloi një sërë objektesh të rëndësishme si odeonin, agonotet, bibliotekën, stoan etj.
  • Në vitin 1933 një grup amatorësh nën drejtimin e regjizorit Llaqi Kola vunë në skenë të parën vepër teatrale; komedinë e autorit Kristo Floqi “ Do të vras veten” e cila u shfaq në lokalin e vëllezërve Koka.
  • Në vitin 1925 themelohet shoqëria sportive “Apolonia” e cila në vitin 1928 mori pamjen e një klubi sportive që organizonte aktivitete sportive në disa sporte si futboll, çiklizëm, basketboll, hipizëm etj. Të tjera shoqëri sportive  u themeluan në vitet 1930; “Myzeqeja”, “Fieri” dhe “Ballkanikja”.
  • Në 14 gusht 1935 qyteti i Fierit bëhet qendër e shpërthimit të lëvizjes më të fuqishme kundër regjimit të mbretit Zog. Pasi morën nën kontroll qytetin kryengritësit iu drejtuan Lushnjes, ku pas disa orë luftimesh u thyen.
    Në vitet 1930 qytetit ju shtua edhe nje lagje e re ajo “Kastriot”.
    Në vitin 1938 qyteti numëronte 4700 banorë.
  • Në vitin 1938 botohet i pari vëllim letrar, me autor Hysen Emirin titulluar “Xixëllime” që përmblidhte poezi me tematika të ndryshme.
    Vitet 1930 ishin një periudhë e rëndësishme e urbanizimit të qytetit që u shoqërua me ndërtime të shumta me karakter të ndryshëm. Të kesaj periudhe janë shtëpia e Vrionëve (sot Bar “Piaza”), Gjykata e Vjetër, Prefektura, Ura me Shkallë etj.
  • Në vitin 1929 zbulohet vendbanimi i parë i naftës në Patos nga shoqëria italiane AIDA
    Në vitin 1938 në qytet ekzistonin magazina të mëdha mallrash dhe një rrjet i gjerë tregtar. Për të përballuar këtë fluks, u ndërtua ne vitin 1935 tregu i ri bujqësor.
  • Në vitin 1937 Dhoma e Tregtisë së qytetit numëronte 309 zejtarë, tregëtarë dhe industrialistë nën juridiksionin e saj.
  • Gjatë viteve 1925–1938 në Fier kishte linja autobuzësh nga Fieri në Tiranë, Berat, Vlorë etj., 5 fabrika , 23 kafene e pijetore, 3 hotele, 5 restorante, 3 farmaci.
  • Në vitet 1939–1944 Fieri u përfshi në zonën e pushtimit të fuqive të boshtit fashist duke kaluar dy pushtime ushtarake: atë italian (1939–1943) dhe gjerman  (1943-1944). Gjatë vitit 1941, në periudhën e Luftës Italo – Greke, në Shqipëri erdhi diktatori fashist Benito Musolini. Gjatë udhëtimit të tij për inspektimin e frontit “Duçja” ndaloi edhe në Fier.
  • Gjatë viteve të pushtimit fashist qyteti iu nënshtrua edhe bombardimeve nga aviacioni i aleatëvë Anglo–Amerikane.
  • Në 14 shtator 1943 Lëvizjes  Antifashiste iu bashkuan në një ditë 68 vajza të cilat dolën partizane.
  • Fieri u çlirua nga fuqitë fashiste në 15 tetor 1944 nga partizanët e grupit të III të Mallakastës dhe Bridada e XVI partizane.
  • Në vitin 1947 ngrihet në Patos kantieri për nxjerrjen e naftës nga shoqëria Shqiptaro–Jugosllave.
  • Në vitin 1954 hapet e para shkollë e mesme në qytetin e Fierit, Teknikumi Bujqësor.
  • Në vitet 1968 – 1974 funksionoi filiali i Universitetit të Tiranës në degët: matematikë – fizikë, gjuhë-letërsi, histori–gjeografi.
  • Në vitin 1957 zbulohet vendburimi naftëmbajtës i Marinzës në pusin 542.
  • Në vitin 1967 transferohet nga Kuçova në Patos Drejtoria e Përgjithshme e Naftës  sot “Albpetrol”. Ndërkohë, Fieri kthehet në qëndrën e industrisë së naftës e cila ndërtoi laboratorë, kantierë, baza prodhuese, rafineri, uzina, oficina, parqe automolilistikë etj.
  • Themelohet në vitin 1965 Instituti  Naftës dhe Gazit i cili qysh nga viti 1967 nxori revistën shkencore “ Nafta dhe gazi”.
  • Në vitin 1968 themelohet Rafineria e Naftës në Fier, ndërsa 10 vjet më vonë nisi funksionimin Kombinati i Përpunimit të Naftës në Ballsh.
  • Nafta (Albpetrol) në vitin 1991 numëronte 26 000 punëtorë dhe 200 inxhinierë. Ajo siguronte  33% të të ardhurave të shtetit socialist.
  • Në vitin 1980 prodhimi i saj arriti shifrën 2 milionë e 387 ton në vit dhe  85 % e naftës bruto eksportohej në Itali, RDGJ, Poloni etj.
  • Deri në vitin 1997 janë nxjerrë gjithsej 47.2 milion tonë naftë dhe 11.6 miliard m3 gaz natyror.
  • Në vitin 1975 nisi  e atëherëquajtura “krizë e mendimit shkencor në naftë” ku regjimi filloi dënimin e inteligjencës. Fushata e dënimeve vazhdoi deri në mesin e viteve 1980.
  • Në vitet 1960 nisi procesi i industrializimit në rrethin e Fierit i cili u shoqërua me investimet më të mëdha të bëra gjatë historisë së ekonomisë shqiptare.
  • Në vitet 1965–1987 ndërtohen tri uzinat e prodhimit të plehrave kimike.
  • Në vitin 1967 ndërtohet TEC-i më i madh në Shqipëri me kapacitet prodhues 160 000 kilovat energji elektrike në vit.
  • Në vitin 1963 ndërtohet Uzina Mekanike në Patos.
  • Në vitin 1960 qytetit i shtohet një tjetër lagje e re; “11 Janari”.
  • Në vitet 1967–1968 ndërtohet hekurudha Rrogozhinë–Fier 53 km e gjatë. Ajo pasohet nga hekurudha Fier-Ballsh ( 1974 – 1975) 26 km e gjatë dhe ajo Fier–Vlorë (1981–1986) 36 km e gjatë.
  • Në vitin 1958 sipas ndarjes të re administrative të Republikës së Shqipërisë, Fieri është një nga 26 ndarjet administrative. Në rrethin e Fierit bënte pjesë edhe Mallakastra.
  • Në vitin 1946 riorganizohet Klubi Shumësportësh “Apolonia” .
  • Në vitin 1958 ndërtohet stadiumi “Loni Papuçiu” me një kapacitet prej 6000 vendesh.
  • Në vitin 1971 ekipi i basketbollit të vajzave fiton Kupën e Republikës, ndërsa 2 vjet më vonë titullin Kampion Kombëtar.
  • Në vitin 1989 skuadra e futbollit “Apolonia” luan ndeshjen e saj të parë zyrtare në Kupën UEFA dhe skualifikohet nga skuadra franceze “Okser”.
  • Në vitin 1990 peshëngritësi fierak Ilir Kafarani shpallet Kampion Ballkani.
  • Krijohet në vitin 1973 Ansabli Myzeqeja  i cili ruan në arkivin e tij me dhjetra çmime kombëtare e ndërkombëtare.
  • Në vitin 1960 qyteti  Fierit numëronte 20 000 banorë.
  • Në vitet 1967 – 1991 u botua gazeta “Drapër dhe Çekan” e cila dilte me dy numra në javë dhe trajtonte probleme të një game të gjerë.
  • Në vitin 1947 themelohet Teatri Dramatik.
  • Në vitin 1960 hapet Muzeu Arkeologjik në Apoloni.
  • Në vitin 1957 themelohet Teatri i Estradës.
  • Në vitin 1963 çelet Liceu Artistic “Jakov Xoxa”

 

  • Në vitin 1971 ndërtohet teatri “Bylis” me një kapacitet prej 480 vendesh.
  • Në vitin 1979 nisi funksionimin e saj Galeria e Arteve.
  • Në vitin 1985 u krijua Grupi i Këngës Popullore Qytetare, fitues i çmimit kombëtar “Dhora Leka”.
  • Deri në vitin 1985 Fieri numëronte 18 shkolla të mesme, 76 shkolla 8-vjeçare, 56000 nxënës dhe 2500 mësues.
  • Rrethi i Fierit në vitin 1985 numëronte një popullsi prej 203 400 banorësh. 27.6% e të cilëve jetonte në qytet, ndërsa 72.4% në fshat.
  • Në vitin 1991 Fieri numëronte 47 938 banorë
  • Në vitin 1990 rrethi i Fierit jepte 12% të prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë dhe renditej i dyti (pas Tiranës)  për nga ritmet e zhvillimit.
  • Në vitet 1991–1992 Fieri u përfshi nga trazirat  politike të proceseve demokratike.
  • Në 20 shkurt 1991 nisi prishja e simboleve të diktaturës.
  • Në vitet 1992–1997 Fieri përjetoi tranzicionin e çuditshëm të realitetit shqiptar.
  • Në vitin 1995 nis aktivitetin televizioni i parë privat në Shqipëri; AVN.
  • Në vitin 1999 ekipi i “Apolonisë” fiton kupën e Republikës në futboll.
  • Në vitin 1998 startojnë dy televizione të tjera locale; BBF dhe Tv Kombi. Më vonë do të nisnin aktivitetin e tyre Radio “Fieri”, Radio “Star”, Tv “Apollon” Radio “+3” dhe Radio “X”.
  • Në vitin 1998 hapet art–galeri  “Frashëri”, një nga “tempujt” e kulturës në qytetin e Fierit.
  • Në vitin 1992 sipas ndarjeje të re administrative të Republikës së Shqipërisë, Mallakatra shkëputet nga Fieri dhe krijohet si rreth më vete me qendër qytetin e Ballshit.
  • Në vitin 2002 starton në Fier dhe shndërrohet në veprimtari të tradites Festivali Mbarëkombëtar i aktrimit “Apollon” .
  • Në vitin 2003 Ilir Kafarani fiton vendin e 10-të në kampionatin botëror të peshëngritjes në Vankuver, Kanada.
  • Në vitin 2005 në Fier ushtronin aktivitetin e tyre 7 banka dhe 2 institucione të tjera financiare.
  • Në vitin 2005 rrjeti rrugor i qytetit arrin shifrën 43.3 km gjatësi.
  • Në vitin 2005 në Fier ushtronin aktivitetin tre tregje industrialë dhe tre bujqësorë.

3 Koment(e) Per Kete Postim

  1. MARJETA Thote:

    NUK KAME SHUME KOH PER MOMENTIN PER TA LEXUAR TE GJITHE ATE KOMENT OSE HISOTRIKUN E FIERIT PO MUNDE TE THEM SE VERTET FIERI ESHTE NJE QYTET SHUM I BUKUR I SHQIPERIS KAME LINDUR NE FIER JAME RRITUR NE ATE QUTET TE FAMESHEM DHE PSE KAME VITE QE JAME LARGUAR DASHURIA PER KETE QUTET DO TE NGELET NE KUJTESEN E NE MENDJEN TIME ZEMREN TIME EDHE PSE KAME VITE QE JETOJ NE KURBET MENDJA DHE ZEMRA ME RRI GJITHMON ATJE NE ATE VENDE KU KALOVA FEMIRINE NE ATE VEND KU U RRITA ME NENE E BABE ….ATY KU NJERZIT TE NJOFIN ATY KU VLERAT NUK TE HUMBIN KURRE OH JABANEXHI E KURBETEXHI MOSE LEFTE KUSHE U PERMALLOVA DHE AS VET NUK PO MUNDEM TA LEXOJ CFAR KAM SHKRUAR SE SA ME SHUME NJERIU PLAKET AQ ME SHUME TE HY DASHURIA PER VENDIN E TENDE JU UROJ TE GJITHE FIRAKEVE NJE JETE TE LUMTUR E TE QETE NE QYTETIN E TYRE TE BUKUR

  2. CICHITA Thote:

    ME FALNI QE PO JU THEM! PO AJO QE ESHTE E VERTETE, ESHTE SE FIERI NUK ESHTE NDONJE VEND KUSHEDI SE CFARE. TUNG SHKODRA

  3. Fierak i zjarrte Thote:

    O cichita nuk e di e thua nga zilia apo cfare,po po flisni ju nga Shkodra qe eshte qytet i vdekur pa pike perspektive,ne Fier xhiron paraja e Shqiperise doni apo nuk doni ju te tjeret eshte nje motorr ekonomik i fuqishem dhe i pazvendesueshem i vendit,Fieri eshte si Milano ne Itali,cdo dite e me teper zhvillohet pasurohet dhe ecen perpare,ndersa Shkodra cdo dite e me teper mbushet me dukagjinas….hajt pra tung dhe here tjeter para se te flasesh per Fierin mendohu 2 here…

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu