Kategoria | Kulture

Etiketat : , , , ,

Bllokohet me polici jeta e natës në Vlorë

VLORE – Prej orës 01:00 të natës, jo vetëm qyteti, por edhe rrethina të tij, përfshi këtu edhe zonat pranë bregdetit, – ku qëllon të dëgjohen tingujt e diskotekave verore, – duhet të bien në qetësi.

Rregullorja ka nisur së fundmi zbatimin nëpërmjet bluve të rendit. Pas orës një të natës, ata u janë drejtuar diskove, duke detyruar mbylljen e tyre. Gjithccka ka qenë më e dukshme në fundjavë, netë gjatë së cilave diskot mbushen full me të ardhur nga Tirana dhe rrethet.
Krehja e zonave të bregdetit mësohet të jetë bërë me një urdhëresë të firmosur nga struktura të policisë, ndërsa “disiplinimi” i tyre është kërkuar edhe nga pushteti vendor.

Urdhëri ka lënë të shokuar jo vetëm administratorët e diskove që janë përgjatë plazhit, të cilët në ditë të tilla sjellin DJ e këngëtarë të njohur, por edhe të rinjtë e shumtë që kanë mbushur këto ambjente këto ditë vere. Nga këta të fundit ndërprerja e party- është shoqëruar me reagime, por prania e furgonëve të policisë, i ka detyruar të braktisin lokalet dhe diskot.

Paksa më këmbëngulës kanë qenë të rinjtë pranë diskove që ndodhen në plazhe, larg zonave të banuara, siç janë ato të Radhimës, por policët nuk kanë lënë vend për diskutime.

Mësohet se shkak për këtë urdhër janë nxjerrë zhurmat që vinin nga diskotekat, të cilat prishin,- sipas policisë dhe pushtetit vendor, – qetësinë e natës në zona të banuara.

Por penaliteti rrezikon jetën e natës në Vlorë, e cila përgjatë muajve të verës është më e gjalla në gjithë zonën e bregdetit. Vetëm përgjatë bregdetit Uji i Ftohtë- Orikum, ushtrojnë aktivitet 7 disko verore.

**********

Edhe Big-sat të zemëruar

Netët e korrikut bashkojnë personazhe të Big Brother në Vlorë.. Adi i BB2 dhe Olsi i BB1, kanë preferuar të jenë pjesë e një shoqërie të përbashkët, duke kaluar orë relaksi në Vlorë. Të dy personazhet e njohur televizivë, janë parë së bashku në orët e natës në një nga diskot verore të zonës së Radhimës.

Grupi mund të ketë qenë duke dëfryer në një tjetër ambjentet veror (kjo pasi djemtë e Big-ut, duket që kishin konsumuar më parë alkool). Ata kanë hyrë në diskon në fjalë, kur tingujt ishin të ulur në minimum.

Frika e ndonjë gjobitje nga policia, ka transformuar ambjentin e diskos në një tip bari të thjeshtë, çka duket se nuk ka ngjallur interes për djemtë nga kryeqyteti.

Dy djemtë e Big Brother nuk kanë kursyer as komente për mbylljen e jetës së natës. Adi tha se “tashmë të ndalojnë edhe rërën e detin dhe të mbledhim mendjen”. Njerëzit vijnë për qejf dhe duket i pakuptimtë një veprim i tillë. Po të njëjtin mendim ka ndarë me të dhe Olsi, ndërkohë që në kushte të tilla kur disko u është dukur si një ambjent i zakonshëm, atyre nuk u ka mbetur tjetër, veçse tu hipin makinave dhe të largohen.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com