Kategoria | Kulture

Boriçi risjell “Pianisti mbi oqean”

Katër muaj pas premierës së legjendës së pianistit, Dritan Boriçi ka interpretuar sërish për publikun fierak.
Mjaft artdashës të qytetit u mblodhën në muzeun e parkut arkeologjik të “Apolonisë” për të dëgjuar historinë e pianistit që mbeti përjetësisht në oqean.
Emri i pianistit në rol ishte Demi Budman Lemon 900, por për artdashësit fierakë do të vinte qysh nga premiera që është dhënë në muajin mars të këtij viti me pseudonimin “Dem Boriçi”. Memoria e aktorit fierak bëri që ai të realizojë një ndër pjesët me të mira që janë vënë deri më sot në skenë e që kanë si veçori të tyre monologun. Natyra e Boriçit i përshtatet mjaft mirë tragjedisë dhe legjendës që ndoqi pianistin me pseudonimin e sipërpërmendur.

Monodrama “Legjenda e pianistit mbi oqean”, kryevepra e dramaturgut të njohur italian, Alessandro Baricco, është me regji dhe interpretim të Dritan Boriçit. Në piano, ashtu si dhe të gjitha herët e tjera të shfaqjes së saj u luajtën pjesë muzikore nga të gjitha rrymat, mes të cilave xhaz e bluz. Afro 1 orë e 10 minuta monodrama u rishfaq për një publik të gjerë.

Boriçi, me “Legjenda e pianistit mbi oqean” pasqyron kohën mes dy luftërave botërore, periudhën e vitit 1932-1934, kur një anije transoqeanike me emrin “Virxhinia” bënte rrugën midis Evropës dhe Amerikës. Anija luksoze transportonte miliarderë dhe emigrantë që shkonin në botën e ëndrrave. Por, brenda kësaj anijeje njerëzit pëshpëritnin se bashkë me ta ndodhej edhe një pianist i jashtëzakonshëm, i aftë për të prodhuar muzikë të mrekullueshme, të pashfaqur kurrë më parë. Ajo arrin të japë egoizmin me forcë dhe të shfrenuar njerëzor, që rrëzon edhe talentin e lindur në një anije. Pianisti në fakt do të konkurronte në mënyrë të përsosur dhe vetë krijuesit e xhazit, të cilët do të largoheshin me mërmërimë prej anijes së oqeanit. Kjo e fundit, së bashku me banorin më të vjetër të saj, “900″, do të kishin të njëjtin fat, atë të shpërthimit me dinamit.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu