Kategoria | Kulture

Bulevardi i qytetit me “fytyrë” të re

Bulevardi kryesor i qytetit të Fierit shumë shpejt do të ketë një “fytyrë” të re. Kjo, falë një investimi të Bankës Botërore, që konsiston jo vetëm në ndryshimin e infrastrukturës rrugore të aksit kryesor të qytetit, por dhe të shtimit të sipërfaqeve të gjelbra, ndryshimit të sistemit ndriçues si dhe fasadave të reja për pallatet që ndodhen përgjatë rrugës kryesore.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili tha: “Lëvrimi i pjesës së parë të fondit për ndryshimin e pamjes së rrugës kryesore të qytetit duhet të ishte kryer qysh në muajin qershor. Pavarësisht kësaj, për këtë fazë të parë ne jemi në pritje”. Në të gjithë gjatësinë e bulevardit kryesor të qytetit të Fierit, që njihet me emrin bulevardi “Jakov Xoxe” dhe vijimi me emrin “Ramiz Aranitasi”, nuk është ndërhyrë prej më shumë se 30 vjetësh. Në zyrën e shërbimeve të bashkisë kanë pohuar se është realizuar ndërhyrje e pjesshme, që ka qenë e padukshme gjatë viteve të fundit. Projekti i parashikuar dhe i vlerësuar nga Banka Botërore cilësohet si një ndërhyrje kapitale, e cila padyshim që do t‘i ndryshojë pamjen rrugës kryesore të qytetit të Fierit. “Dizajnim fasadash në mënyrën më të përsosur, ndriçim bashkëkohor, sipërfaqe të shtuara me gjelbërim, rikonstruksion i rrugës së automjeteve, si dhe bulevardit për kalimtarët, deri te vendosja e sinjalistikës horizontale e vertikale në mënyrën më të përsosur. Kjo është parashikuar për bulevardin kryesor të Fierit”, shpjegoi Zeqaj. Në muajin qershor, Bashkia e Fierit priste lëvrimin e një fondi të parë prej 1 milion dollarësh, që të ndërhynte në pjesën verilindore të bulevardit kryesor. “Prisnin fondin e fazës së parë prej 1 milion dollarësh, megjithatë nga komunikimet që Bashkia Fier ka pasur me përfaqësuesit e BB-së, është diskutuar se pas pak ditësh fondi do të lëvrohet”, tha Zeqaj.

5 Koment(e) Per Kete Postim

  1. ilda Thote:

    a thua te jet e vertet qe do bejn dicka ndryshe nga heret e tj…do zoti

  2. linda Thote:

    Fieri. te gjithe e dime se si ne qytetet e tjera edhe ky qytet has probleme te medha. Nese do te permendnim disa prej tyre ato do te ishin:1-ndotja e qytetit per shkak te tecit;2-gjelberimi i cili mungon ne disa zona;3-rruget qe cdo dite e me teper po prishen.etj etj. Duke lexuar artikullin e siper permendur ecim me shprese qe ato premtime te plotesohen nje dite, dhe mos te jene nje numer me shume letrash qe mbesin ne sirtaret e zyrave ne bashki. Me respekt poetja fierake.LINDA

  3. ina Thote:

    shpresoj qe keto premtime te realizohen…

  4. ori Thote:

    Ne pjesen me te madhe te rasteve jane vec premtime.
    Mire do ishte qe te rikonstruktohej sepse ajo eshte pamja e pare e qytetit tone.
    Per mua nje investim i mire duhej te behej edhe pergjate “Gjanices”. Gjate kohes se veres atje ka qene VDEKJE te kaloje sepse vinte nje ere e padurueshme.
    Sikur gjerat te rregulloheshin pak nga pak! Ndoshta duke filluar me qendren e duke vazhduar me tej. Keq nuk do ishte. Shpresojme qe fondet te mos zhduken!

  5. juli Thote:

    me siguri qe do te rregullohen te gjitha, pasi te zbulohet jete ne Mars. Shpresojme qe te zbulohet sa me shpejt.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu