Kategoria | Kulture

Etiketat : , ,

Buxhetet e pamiratuara bibliotekat Fierit në vështirësi

Godina të amortizuara, mungesa në fondin e librave. Buxhetet e pamiratuara për vitin 2010 në bashkitë e Fierit dhe Patosit, kanë vënë në vështirësi edhe bibliotekat publike të këtyre qyteteve. Sipas përgjegjëseve në bibliotekën e Fierit, si dhe atë të Patosit, mësohet se shumë shërbime kanë mbetur pa u kryer dhe bashkë me to më e rëndësishmja është se për këtë vit nuk ka pasur shtim të fondit të librit. Ndërkohë që godinat e bibliotekave, si në Fier ashtu edhe në Patos, janë tejet të amortizuara. Përgjegjësja e bibliotekës së Patosit, Lindita Mali, ka deklaruar se fondi i librave është shtuar me vetëm shtatë tituj të rinj, ndërkohë që dhe për këto hyrje ende nuk janë bërë pagesat te botuesit. Sipas saj, nevojiten investime serioze nga bashkia, por kjo e fundit nuk ka miratuar ende buxhetin dhe ndodhet në krizë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bibliotekën publike të Fierit, ku ende nuk janë shlyer detyrimet financiare për librat që janë blerë gjatë vitit të shkuar dhe fillimit të këtij viti. Ndërhyrja e vetme që po bëhet, është lyerja e fasadave të godinës, ndërkohë që në mjediset e brendshme kërkohet investim kapital, si për infrastrukturën ashtu dhe për bazë materiale dhe ndriçimin.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com