Kategoria | Kulture

Celet ekspozita fotografike kushtuar arkeologut francez

Njerez te shquar ne fushen e arkeologjise, moren pjese ne ekspoziten fotografike qe u hap kete fund jave ne “shtepine e frengut” sic quhet nga vendasit myzeqare ne Parkun arkeologjik te Apolonise. Kjo ekspozite i dedikohej arkeologut te madh francez Leon Rei, i cili ka luajtur nje rol te rendesishem per zbulimin e qytetit te lashte ilir te Apolonise. Ne ceremonine e organizuar me kete rast drejtori i Parkut Arkeologjik te Apolonise Marin Haxhimihali, theksopi per vlerat e arkeologut te madh francez.

Eshte nje borxh qe i kishim ne Leon Reit dhe sot jemi perpjekur tja kthejme kete borxh atij me kete ekspozite fotografike modeste kushtuar nje figure kaq te shquar sic eshte ajo e Leon Reit - ka thene Haxhimihali. Por kjo eshte vetem nje hap i pare i nismes qe ka marre Ministria e kultures turizmit, rinise dhe sporteve per promovimin e turizmit kulturor, sot Apolonise i shtohet nje vend tjeter i vizitueshem dhe do te kemi rast ne te ardhmen ta perforcojme kete me krijimin e nje qendre te dokumentacionit turistik.

Arkeologu Neritna Ceka vleresoi lart figuren e arkeologut Leon Rei si dhe bashkpunimi qe ai ka patur me arkeologe shqiptare. “Pershtypja e pare qe me vjen ne kete rast eshte emri i godines qe quhet nga vendasit “Shtepia e frengut”. Pra eshte nje toponim i Myzeqese qe kjo shtepi sikur ka vulosur edhe prezencen e perjetshme te Leon Reit si inisiator i germimeve arkeologjike ne Apoloni, por do te thoja edhe nje fryme te re te kerkimeve arkeologjike te misioneve te huaja ne Shqiperi - ka thene Ceka.

Ekspozita fotografike eshte pershendetur edhe nga perfaqesues te ambasades franceze te akredituar ne vendin tone, te cilet kishin ardhur ne aktivitet. Te pranshmit pane gjithe ambjentet e shtepise ku ka ndenjur arkeologu i famshem francez, shijuan ekspoziten fotografike dhe shijuan tingujt e muzikes barok shoqeruar edhe me nje koktejl modest.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu