Kategoria | Kulture

Fier, në Apolloni nis “Shqipëria është kulturë”

Fier- Qindra të rinj, nga rrethe të ndryshme të vendit, janë mbledhur mbrëmë në Apoloni të Fieri, për të marrë pjesë në konkursin “Shqipëria është kulturë” i organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Fierit. Eventi kulturor, do të zgjasë katër ditë e netë dhe në të marrin pjesë rreth 400 të rinj nga Shqipëria, Mali i zi, Italia etj. Gjinitë në të cilat po konkurojnë të rinjtë janë të ndryshme si Aerobi, valle popullore, Aktrim, Këngë, Recitime, Pikturë etj. Në mbremjen e parë në skenën e improvizuar janë ngjitur grupet e para kryesisht në aerobi dhe recitime. Fituesit do të përfitojnë cmime deri në 5 milionë leke të vjetra. Ndërsa fituesit e tre vendeve tw para për cdo gjini do të udhëtojnë në kryeqytetet e Europës. Fituesit do të quhen dhe ambasadorët e kulturës shqiptare.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com