Filmi spanjoll pushton sallen e Teatrit Bylis. Gjallerohet me tej jeta kulturore e qytetit te Fierit. Pas nje sere aktivitetesh te ngjeshura kulturoro-artistike, qe e bene edhe me te kendshem sezonin turistik, tash qyteti “symbol i veprimtarive kulturore, do te shijoje mrekulline e kinematografise spanjolle. Ne kuader te shkembimit te pervojave kulturore, ne funksion te gjallerimit te jetes artistike, bashkia e qytetit me te madh Myzeqar, ka zgjedhur per te kenaqur shijet artistike te qytetareve te vet “Javen e 5-te te filmit spanjoll .” Per 5 dite rresht arti kinematografik spanjoll do te jete present ne sallen e teatrit Bylis, duke e pushtuar artistkisht ate. Autoret, regjisoret, aktoret dhe kineastet, do te prezantojne kulturen, historine, traditen, nje pjese te jetes dhe qyteterimit spanjoll. Sipari i javes se 5-te te filmit spanjoll hapet ne oen 19.00 te dites se sotme me filmin “Camaron” te rregjisorit Jaime Chavarri. Me pas kalendari i shfaqeve kinematografike do te vazhdoje me filmat “Goja ne Bordo” e Carlos Saura, per te vazhduar me filmat “Dielli i Ftoit”te regjisorit Viktor Erice, Qeni i Kopeshtarit i Pilar Milo, per te perfunduar me “Udhetimi drejt Asgjekundi” te regjisorit F. Fernan Gomez.




