Kush e ka fajin qe jam shqiptar..-titullohet shfaqja dhe drama me e re qe do te vihet ne skene nga trupa profesioniste e teatrit Bylis te Fierit. Autori dhe rregjisori i shfaqjes aktori i madh nga Kosova Enver Petrovski ne nje konference per shtyp theksoi se zgjodhi per te vene ne skene dramen e tij ne qytetin e Fierit, fale lidhjeve te ngushta qe ka patur gjate ketyre viteve te fundit me trupen e Fierit, me artdashesit e ketij qyteti. “Une ne Fier-ka thene Petrovski ndjehem si ne shtepine time dhe kam pasur mikpritje te shkelqyer. Kam marre pjese gjithnje ne Festivalet mbarekombetare te aktrimit zhvilluar ne Fier, drama titullohet “Kush e ka fajin qe jam shqiptar” inspirimin e kam marre nga ngjarjet e koheve te fundit ne Kosove dhe flet per nje intelektual kosovar, artist, qe kthehet pas karrieres se madhe qe ka pasur neper bote dhe kthehet ne vendlidje, ne token e vet me ambicjet e tij dhe has veshtiresi te shumta dhe probleme te ndryshme”. Petrovski vleresoi shume edhe ndihmen e madhe te kreut te Bashkise Fier Baftjar Zeqaj ne fushen e artit, qe sipas aktorit nga Kosova i ka bere gjithnje pershtypje. “Une e falenderoj shume sepse eshte njeri qe e do artin dhe e perkrah shume ate. Ai eshte njeri qe rrallekush na ndihmon per te punuar nje projekt”-ka thene Petrovski. Nje nder aktoret qe do te luaje ne drame eshte Fatmir Xhelili i cili theksoi se e ka pritur me kenaqesi ftesen e Petrovskit. Shume shpejt drama do te vihet ne skene dhe do te shfaqet ne teatrin Bylis dhe ne Apolonine e lashte.




