Kategoria | Kulture

Libri i ri, Hitleri nxiti ekstremizmin islam

BERLIN-Rrënjët e ekstremizmit islamik shtrihen tek thirrja e Hitlerit ndaj botës arabe për të shkatërruar çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu pretendon një libër i publikuar së fundmi për konfliktin më të madh të viteve 1940-45. “E vetmja shpresë juaja për shpëtim është shkatërrimi i çifutëve përpara se ata tju shkatërrojnë ju, – citohet të ketë thënë lideri nazist gjatë një transmetimi në radio (1942). Ky ishte një nga 6000 transmetimet e nazistëve drejtuar arabëve, ndërsa kampet e tyre të vdekjes ishin duke vrarë qindra dhe mijëra çifutë në Evropë.

Libri “Propaganda naziste për botën arabe”, i shkruar nga Jeffrey Herf, tregon se si Hitleri dhe ndihmësit e tij përdornin transmetimet e radiove për të nxitur propagandën, sepse bota arabe në atë kohë ishte e pashkolluar.
Radiot gjendeshin lehtësisht në lokale dhe tregje për të tërhequr vëmendjen e grupeve të njerëzve. Profesori Herf, i cili jep lëndën e historisë në Universitetin e Merilendit, thotë se rrënjët e fanatizmit të islamizmit të ditëve moderne mund të ketë ardhur nga mesazhet e transmetuara nga Berlini. Një nga qëllimet kryesore të Hitlerit ishte provokimi i kryengritjes antisemite në Egjipt. Në një edicion lajmesh ai tha: “Një numër i madh hebrenjsh, të cilët jetojnë në Egjipt, së bashku me polakët, grekët, armenët dhe francezët posedojnë armë dhe municione”. Disa hebrenj në Kajro u kërkuan autoriteteve britanike të siguronin mitralozë në çatitë e shtëpive të tyre. Këto edicione informative lajmesh në radio përktheheshin në arabisht nga specialistët e ministrit të Propagandës, Josef Gebels.

Revista “Die Velt” (Bota) në Gjermani e quajti zbulimin e profesorit Herg të 6000 transmetimeve nga viti 1939 deri 1945 asgjë më shumë se një sensacion. “Kjo fushatë propagandistike përfshin një kapitull të rëndësishëm në historinë e luftës”, – thotë profesori Herf. Propaganda në gjuhën arabe e prodhuar gjatë kohës së luftës në Berlin ishte një kapitull i rëndësishëm në historinë e gjatë të nacionalizmit radikal arab”. Transkriptet e përkthyera fjalë për fjalë u bën nga ambasada amerikane në Kajro gjatë kohës së luftës dhe ruheshin të klasifikuara deri në vitin 1977 në Uashington. Dy vjet më parë, profesori Herf u bë akademiku i parë që pati akses në to. “Fondamentalizmi islamik, ashtu si totalitarizmi evropian në shekullin XX ishte një përzierje e elementëve shumë të vjetër dhe modernë”, – shton profesori. “Është gjithashtu një produkt i përzierjes së disa ngjarjeve indigjene në historinë e islamit me urrejtjen ndaj demokracisë, liberalizmit dhe çifutëve që ishin në qendër të socializmit kombëtar. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve do të ishte mbyllur shumë kohë më parë nëse nuk do të artikuloheshin dhe ndihmoheshin nga propagandistët nazistë dhe vazhduan edhe pas luftës nga islamikët e llojeve të ndryshme.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com