Kategoria | Kulture

Nis ekspedita e fundit shqiptaro-franceze

Nje tjeter ekspedite arkeologjike ka mberritur ne Parkun Arkeologjik te Apolonise. Ai eshte misioni shqiptaro-francez qe ka 11 vjet qe kryen germime dhe studime ne qytetin antik te Apolonise. Prof Jean Luu Drejtues i Ekspedites pohon se ky eshte viti i fundit i misionit te kesaj ekspedite sipas marreveshjes se nenshkruar nga Ministrite dhe Institutet Arkeologjike te dy vendeve. Nderkohe qe synohet per nje tjeter marreveshje, ekspedita qe ka nisur germimet nga dita e hene merret me pastrimin e vendeve te germuara ne te. Prof Jean Luu thekson se gjate ketyre viteve eshte mundur te germohet dhe te zbulohet “rruga e shenjte”, godina me mozaik e periudhes arkaike, dyqanet qe i perkasin periudhes romake e perandorake, depozita e ujit qe i perket shek 3 p.e.s. Njekohesisht ai nuk la pa permendur edhe zbulimin e tempullit te kohes se Augustit. “Gjeja me e rendesishme qe kemi marre eshte zbulimi i Agorase se qytetit, pra nuk eshte me qendra monumentale e periudhes romake qendra e qytetit, por kemi nje agora me monumente shume interesante-pohojne arkeologet franceze, pra kemi nje harte te plote te periudhave te banimit nga forma arkaike deri ne ate mesjetare”. Me metodat e reja moderne te kesaj ekspedite eshte zbuluar agoraja e qytetit me monumentet e saj, rreth 120 m me banesat qe i perkasin shek te 7 p.e.s . Ekspedita do te vijoje punimet e saj gjate gjithe muajit gusht.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu