Kategoria | Kulture

Origjina e Qytetit

Origjina e qytetit të Fierit shkon deri në Antkitet me qytetin e lashtë të Apollonisë (emërtuar nga Perëndia Greke, Apollon). Apollonia ishte qyteti i dytë sipas madhësisë në Mbertërinë Ilire, dhe një nga pikat hyrëse të Via Egnatias, një nga rrugët më të rëndësishme të Perandorisë Romake dhe Bizantit. Via Egnatia lidhte Romën në perëndim me Kostandinopojën në lindje dhe vendet e lindjes së largët.
Origjina e emrit të Fierit është e diskutueshme deri në ditët e sotme. Shumë kërkues diskutojnë dhe përkrahin idenë që emri Fier ka prejardhjen nga gjuha Italiane (fiera), që do të thotë panair. Sipas mbështetësve të kësaj teze, ishin tregëtarët Venedikas ata që e emërtuan qytetin në shekujt 14-15 kur blinin produktet bujqësore ne tregjet e qytetit të Fierit. Qyteti u themelua në vitin 1864 kur Kahreman Pasha (Guvernatori Lokal) thërriti disa arkitekt francez të projektonin qendrën e re tregtare artizanale të qytetit. Pikërisht këtu rrugët Lushnje-Fier, Berat-Mallakaster-Seman kryqëzohen me njera tjetrën që i jep dhe një impuls zhvillimit ekonomik të qytetit. Gjatë ketyre viteve qendra e madhe tregëtare u përdor si pikë referimi për projektimin e planit rregullues të qytetit nga dy topografët italian Tabolini dhe Molinari

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu