Kategoria | Kulture

Zbulohen objekte te reja arkeologjike

FIER- Në fshatin Rruzhdie, rreth 20 km larg qytetit të Fierit u zbuluan dy ditë më parë një mbishkrim shumë i vjetër dhe një skulpturë guri, që u shtohen fondit të objekteve arkeologjike të zbuluara në këtë qark.
Një grup punëtorësh që ishin duke gërrmuar për të marrë zhavor për shtrimin e një segmenti rrugor në fshatin Ruzhdie në komunën me të njëjtin emër, ndeshi me tre pllaka të lëmuara shumë të hershme, me mbishkrime greke në vendin e quajtur “Ullinjtë e radhës”. Gjithashtu është nxjerrë e padëmtuar një skulpturë guri që paraqet portretin e një mashkulli.
“Objektet janë të përmasave 50cm x 80cm”, tha se kryetari i komunës, Pajtim Gllava. Sipas tij, zona ku u gjetën objektet ndodhet shumë pranë kalasë së Margëlliçit, e njohur për vlerat e saj arkeologjike.
“Vendndodhja e gjetjeve të reja arkeologjike shtrihet në territorin e fshatit Ruzhdie, në kufijtë ndarës me Bashkinë e Patosit, rreth 1 km larg kalasë së Margëlliçit”, tha Gllava.
Ai tha se punimet u ndërprenë menjëherë dhe u lajmëruan drejtuesit e Prefekturës, Qarkut dhe Policia e Fierit për të marrë në ruajtje vendin ku u zbuluan këto objekte të vjetra.
Gjithashtu janë lajmëruar specialistët e arkeologjisë dhe pritet që Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë të nisë ekspertët dhe specialistët për të marrë në dorëzim objektet dhe zonën ku u gjetën këto objekte me vlerë.

Popularity: 3% [?]

Nuk lejohet komentimi.

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com