60 nxënës organizojnë përleshje në ambientet e shkollës

Policia ndalon kasaphanën mes fëmijëve të moshave nga 13 në 15 vjeç. Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga shkollat e qytetit, ku dy grupe të organizuara fëmijësh janë ndeshur për të treguar forcën. Çudia ka qenë se kjo ndeshje ishte planifikuar prej dy grupeve një javë më parë dhe “ndeshja” e zhvilluar dje ka qenë vetëm raundi i parë, pasi një tjetër raund do të ishte disa ditë më vonë. Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka ndërprerë planin agresiv të të rinjve. Policia ka shoqëruar në komisariat pesë fëmijë të moshave nga 13 në 15 vjeç dhe pritet që ndaj tyre të ketë masë ndëshkimore. Ndërkohë, Drejtoria e Arsimit është duke shqyrtuar relacionin e drejtorëve të shkollave dhe më pas do të shihet për masë ndëshkimore ndaj nxënësve dhe mësuesve. Gjithçka ka nisur një javë më parë, kur një grup djemsh nga shkolla 9-vjeçare “Mark Dashi” kishin planifikuar një ndeshje trup me trup me një grup tjetër nga shkolla 9-vjeçare “Andon Xoxa”. Këto dy grupe kishin në përbërje rreth 30 veta që ishin kryesisht nga klasat e teta dhe të nënta të këtyre dy shkollave. Data e ndeshjes ishte lënë 11 shkurti dhe ndeshja e parë do të zhvillohej në shkollën “Mark Dashi” rreth orës 12:00. Gjithçka është zhvilluar siç ishte planifikuar. Rreth 30 djem janë grumbulluar në oborrin e pasmë të shkollës ku janë vënë përballë grupit të kësaj shkolle me po kaq të rinj. Ndeshja ishte planifikuar ndeshje trupore, por në realitet disa nxënës mbanin në duar edhe shkopinj bejsbolli. Sapo ka nisur ndeshja mes të rinjve, është njoftuar nëpërmjet një telefonate anonime policia, e cila ka mbërritur aty në pak minuta, duke shmangur ndonjë viktimë apo dëmtim të rëndë. Megjithatë, të paktën 20 nga djemtë kanë marrë plagë të ndryshme dhe disave prej tyre u është dashur ndihma mjekësore. Policia ka shoqëruar për në komisariat pesë nga fëmijët për të zbardhur këtë ngjarje. Shefi i Krimeve në Komisariatin e Fierit, Pandi Gjoni, tha se “ndërhyrja e shpejtë e policisë ka minimizuar pasojat e kësaj përleshjeje të pazakontë. Kemi shoqëruar pesë nxënës, por nuk mund t‘i arrestojmë për shkak të moshës”. Asnjë koment nuk është bërë për ngjarjen nga drejtuesit e shkollës “Mark Dashi”, të cilët janë justifikuar me faktin që kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në anën e pasme të shkollës. Nga ana tjetër, kreu i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Fier, Tahir Kastrati, tha se “shqyrtimi i relacionit të drejtorëve të shkollave do të pasohet me masa konkrete”. Sipas Kastratit, mund të ketë masa ndëshkimore si shkarkime dhe largime për mësuesit, por edhe për psikologun e shkollës.

Popularity: 2% [?]

6 Koment(e) Per Kete Postim

  1. jorgji Thote:

    Me vjen shume keq kur degjoj per gjera te tilla.Femije te klases se 9 organizojne ndeshje te tilla qe mund te jene edhe me pasoja per jeten.Kur vij me pushime ne Korce dhe dal rruges shikoj te rinj qe nuk lene fjale te keqe pa perdorur ndhe them mevehte:keta do riten neser dhe do behn doktore,inxhinjere,mesues etj?Pra cte them per mua ne nje shoqeri kapitaliste mer fund cdo gje morale.Nxenesit ndeshen me grushta drejtoria thote:ziheshin prapa shkolles.Me kete shkolle qe eshte sot edhe roli i prinderit eshte zero.Shkoj emisione ne Tirana dhe profesore doktore dalin e thone:prindi nuk duhet te rije xhalat mbi koke femijes.Cfare kuptim ka kjo?Kur profesor doktori pye te rinjte:sa te dashura keni?Ky eshte profesordoktor apo rrugac.Une them se eshte rrugac.Femijet duke pare filma nga me imoralet ne televizor cfare do bejne ne shkolle?Do bejne ato qe bejne.Pra per mua ka mare fund shkolla dhe qellimi i saj per te perballuar jeten ndershmerisht.Ne programet e shkolles vendin e moralit e ka zene degjenerimi sa me i shpejte dhe pa kufi i femijve dhe mos haroni eshte akoma fillimi.Eshte per te ardhur keq megjithse shkolla shkon keq e me keq dhe mesuesit vetem shkojne sa per te mare rrogen sepse nuk mund te bejne asgje politikanet qe jane ne krye na tregojne peralla duke thene te behemi si Europa.Une jam ne Athine dhe shikoj shkollat qe nuk jane shkolla edukimi por qendra per tu cedukuar.Dalin 10 nxenes i vene celsin shkolles dhe nuk mund te hyje askush per mesim.Kete duan te na mesojne politikanet tane?Edhe ato vlera te mira qe kishim per faje te politikaneve jane kthyer ne gjera mizerabel.Do kemi kohe per te kuptuar se ku po shkojme drejt te mires apo drejt mizerjes.jorgji athine

  2. donald Thote:

    nos te bej na nji si fort se do e vras

  3. donald Thote:

    ju te shkolles mark dashi jenu te gjith daun ose budallenj te cmendur

  4. donald Thote:

    vdekshin te gjith kta te shkolles andon xoxa

  5. kim Thote:

    po para mark dashi shkolla me e mire ne fier …ke qene ,je dhe do te mbtetsh me e mira …andoni eshte shkolle e lodhur …..

  6. era Thote:

    Une jam vete te shkolla Mark Dashi qe kur jam futur une s’kisha degjur por nje ngjarje ndodhi ne oborrin e shkolles une vete nuk e pashe por me tha dikush per ngjarjen dhe u tremba shume por me teper u hapita.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com