Kategoria | Lajme

Aksidentoi dy fëmijë, kapet shoferi

Policia e Fierit ka vënë nën pranga një drejtues mjeti, i cili gjatë udhëtimit ka aksidentuar rëndë dy fëmijë. Aksidenti ka ndodhur dy ditë më parë. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier pohuan për “Shqip” se kanë vënë në pranga shtetasin Arben Sherifi, 32 vjeç, banor i fshatit Radostinë të Komunës Ndërmënas. Arsyeja e ndalimit të këtij shtetasi ka qenë se një ditë më parë, duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” me targa N86SDW, në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të Fermës Çlirim, ka aksidentuar rëndë dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç, të cilët tentuan që të kalonin nga një anë e rrugës në tjetrën. Po sipas burimeve zyrtare policore mësohet se fëmijët, me iniciale A.G. dhe E.S. u dërguan në spitalin rajonal të Fierit, ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore. Njëri prej tyre, 13-vjeçari me iniciale E.S. është dërguar në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë. 32-vjeçari Sherifi është ndaluar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor

Popularity: 1% [?]

2 Koment(e) Per Kete Postim

  1. Arben Thote:

    Shume mire kan ber qe e kan arrestuar cdo njeri qe kryen krime te tilla duhet ndershkuar rende!

  2. 1maj FIER Thote:

    te tere banoret e fshatrave ku kalojne rruge kryesore duhet te kene kujdes se si puna e ketij sherifit ka shume aventurier…mire qe i godet por i le dhe ne rruge!!!!O SHERIF KU TE CON{benzi}MUSHKA!!!!!!!!!!!!

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com