Kategoria | Lajme

Aldo Bare kërkon dorëheqjen e gjyqtares Fatmira Hajdari

TIRANE- Alfred Shkurti, alias, Aldo Bare, në proces gjykimi për një sërë veprash penale, mes të cilave dhe vrasje, të kryera nga banda e Lushnjës, kërkon dorëheqjen e kryetares së trupit gjykues Fatmira Hajdari.

Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit si kreu i bandës së Lushnjes zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Pak ditë më parë Fatmira Hajdari u caktua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të drejtuar këtë proces, pas vendimit të këtij institucioni për të pezulluar nga detyra e gjyqtares dhe hequr imunitetin Marsela Balilit.

Gjyqtarja ishte në krye të trupit gjykues që gjykonte bandën e Lushnjes, por më 2 dhjetor KLD urdhëroi pezullimin e saj nga detyre dhe heqjen e imunitetit.

Në seancën e sotme gjyqësore kërkesa e Aldo Bares i është dorëzuar gjyqtares Hajdari nëpërmjet avokatit të tij.
Procedurialisht kërkesa do ti paraqitet kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda i cili do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo.

Aldo Bare akuzohet për mbi 20 vrasje, krijimi i organizatës kriminale, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, dhe u ekstradua nga Turqia më 25 nëntor të këtij viti.

Krimi më i rëndë që rëndon mbi supet e tij është ekzekutimi i Artur Dajës, armikut të tij të përbetuar, të cilit i preu kokën dhe ja shëtiti përmes qytetit të Lushnjës.

Pak ditë më parë avokati mbrojtës i Bares depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e klientit të tij me argumentimin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com