Kategoria | Lajme

Banorët e tre fshatrave, në protestë për ujin

Fier- Banorët e 3 fshatrave të Komunës Frakull të Rrethit Fier prej dy ditësh janë hedhur në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Mbi 100 banorë të fshatrave Kafaraj, Adë dhe Sheq, prej 8 muajsh nuk furnizohen me ujë të pijshëm dhe dje kanë protestuar për afro një orë përpara Komunës Frakull, duke kërkuar më tepër vëmendje nga përfaqësuesit e komunës për mungesën e ujit të pijshëm. Ndërkohë, përfaqësuesit e Komunës Frakull janë shprehur se janë të informuar për këtë mungesë të ujit të pijshëm dhe kanë bërë verifikimet në vend. Sipas tyre, shkak për mungesën 8-mujore të ujit të pijshëm është bërë dëmtimi i një prej vendburimeve nga ku furnizohen këto fshatra. Sipas krerëve të komunës, duhet ndërhyrja e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Fierit për të zëvendësuar rrjetin e amortizuar, por kjo e fundit ende nuk ka marrë ndonjë masë.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com