Kategoria | Lajme

Etiketat : , ,

Berisha takon Papën: Sot si Skënderbeu kur takoi Palin II

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij Liri Berisha u pritën sot rreth orës 11:00 në një audiencë të posaçme në Vatikan nga Shënjtëria e tij, Papa Benedikti i 16- të, me të cilin pati një takim shumë të ngrohtë dhe të përzemërt, njoftoi faqja zyrtare për shtyp e Kryeministrit.
Pas takimit me Papa Benedikti i 16-të, Kryeministri Berisha e cilësoi këtë “një ditë të paharruar pasi kjo ditë koinçidon me 12 dhjetorin e vitit 1466, vit kur Papa Pali i Dytë priti në audiencë Gjergj Kastriot Skëndërbeun.

“Sot e 543 vjet më parë, më 12 dhjetor, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar, Skënderbeu u prit në Vatikan, nga Papa Pali II. Ai erdhi këtu për të kërkuar dhe gjeti mbështetje në përpjekjet e tij legjendare, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, vlerat e mëdha të perëndimit në rajon kundër invadorëve. Nuk besoj se do të mund të ishte gjetur gjë e më e bukur, gjë më domethënëse në jetën time, për mua dhe shqiptarët, se sa kjo audiencë, kjo pritje që më akordohet më 12 dhjetor, në këtë përvjetor të madh të marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë. Edhe një herë, një mirënjohje shumë të thellë Atit të Shenjtë për audiencën që më akordoi”.

Nga të njëjtat burime mësohet se Kryeministri i shprehu Papa Benediktit të 16-të, mirënjohjen e thellë të tij, qeverisë shqiptare dhe mbarë kombit shqiptar për mbështetjen e madhe që Selia e Shenjtë i ka dhënë konsolidimit të demokracisë në Shqipëri, zhvillimit ekonomik dhe kulturor të saj, që nga fillimet e demokracisë dhe deri më sot.

Kryeministri Berisha i dorëzoi Papa Benediktit të 16 ftesën për një vizitë në Shqipëri, vitin e ardhshëm, në 100 vjetorin e lindjes së shqiptares së madhe Nënë Tereza.
“Papa Benedikti i 16-të u shpreh se, Selia e Shenjtë do të mbështesë plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e Shqipërisë në të gjitha fushat” bën të ditur njoftimi në faqen e kryeministrisë.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vatikan, Kryeministri Berisha zhvilloi edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarcisio Bertone.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com