Formimi i koalicionit te ri qeverises nga kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, si fitues i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, do te jete angazhimi kryesor gjate kesaj jave. Nderkohe qe diten e hene, ne perfundim te ketyre negociatave, dhe pak ore para fillimit te sesionit te ri parlamentar, Berisha do te beje prezent perberjen e qeverise se tij. Keshtu, prej dites se sotme, negociatat do te nisin me Levizjen Socialiste per Integrim, qe drejtohet nga Ilir Meta, aleatin kryesor te qeverise se re. Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, aleatet e Berishes, i cili do te mandatohet per te dyten here radhazi, si kreu i ekzekutivit, prej disa kohesh kane shprehur preferencat e tyre per qeverine e re. Mesditen e sotme, do te zhvillohet mbledhja e fundit e Keshillit te Ministrave per kete legjislature. Nen drejtimin e Sali Berishes, ky i fundit pritet te beje nje permbledhje te punes 4-vjecare te ketij ekzekutivi, vleresimet per secilin anetar te kabinetit, dhe te shprehe angazhimin e tij per legjislaturen e ardhshme. Burime prane Kryeministrise bejne te ditur se pas mbledhjes se fundit te ketij kabineti, ekipi i qeverise “Berisha”, qe kane punuar me te gjate 4-viteve, do te drekojne se bashku ne nje nga restorantet e njohur te kryeqytetit. Por, pas kesaj dreke pune dhe falenderimi, dita nuk do te mbyllet keshtu per liderin demokrat, Sali Berisha. Kjo gje pasi pasditen e sotme, ne ambientet e Kryesise se Kuvendit, rreth ores 18:30, do te nisin negociatat zyrtare me koalicionin Aleanca Socialiste per Integrim. Burime prane dy partive, bejne te ditur per “Koha Jone” se negociatat midis dy lidereve Meta-Berisha pritet te zgjasin per dy dite radhazi. Ne takimin koke me koke qe do te zhvillohet, tema e diskutimit do te jete mbi programin qeverises dhe perfaqesimin qe do te kete aleati i ri i koalicionit fitues te zgjedhjeve “Aleanca per ndryshimi”. Kreu i PD, Berisha, si i mandatuar per te qeverisur vendin ne kater vitet e ardhshme do te degjoje pretendimet e Metes dhe do te biere dakord per pozicionin qe do te marre ne qeverine qe drejtohet prej tij. Nga prononcimet publike te bera nga kryetari i LSI, eshte mesuar se ende nuk jane te percaktuara kerkesat e tyre dhe numri i portofolave qeveritare nuk eshte qellimi kryesor i tyre, por nje bashkerendim sa me efikas i programeve. Nga ana tjeter, PD ende nuk ka shprehur asnje detaj apo qendrim lidhur me pretendimet e aleateve, pas kerkesave te shumta prej tyre per t’u perfaqesuar ne qeverine e ardhshme. Partite pjesemarrese te koalicionit “Aleanca per Ndryshim”, e cila eshte ne drejtimin e Sali Berishes, megjithese nuk arriten te kishin perfaqesuesit e tyre ne parlamentin e Shqiperise, kerkojne perfaqesim ne nivel te larte ministror. Pertej kesaj, aleate si Partia Republikane dhe Partia per Drejtesi dhe Integrim, qe kane nga nje mandat deputeti ne Parlament, kerkojne komandimin e dy ministrave, drejtorive te rendesishme dhe ambasadore. Por, per te gjitha kerkesat dhe pretendimet e aleateve, lideri demokrat Sali Berisha, do te zhvilloje takimet koke me koke me bashkeqeverisesit e tij deri ne fundin e javes. Ne fund te negociatave, paraditen e dites se hene, me date 7 shtator, kur do te zhvillohet edhe seanca e pare e parlamentit, Berisha pritet te jape nje konference per shtyp, ku do te beje publike perberjen e qeverise se dyte te tij, te cilen do ta hedhe sipas percaktimeve kushtetuese per votim ne Kuvend.
PUBLIKIMI
Ne fund te negociatave, paraditen e dites se hene, me date 7 shtator, kur do te zhvillohet edhe mbledhja e pare e parlamentit, kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha pritet te jape nje konference per shtyp, ku edhe do te beje publik qeverine e tij.
Meta, takime me anetaret e kryesise se LSI
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate paradites se djeshme ka zhvilluar takime ne zyren e tij me figura te rendesishme te partise se tij. Mesohet se teme e takimit ishte formimi i koalicionit qeverises me Partine Demokratike dhe kerkesat qe do t’iu paraqesin diten e sotme kryeministrit Berisha. Ne takimet e zhvilluara koke me koke, jane hedhur alternative te ndryshme mbi pozicionet qe mund te mbaje LSI, ne qeverisjen e ardhshme. Por deri me tani, zyrtarisht ende nuk eshte konfirmuar nje propozim zyrtar, megjithese ka pasur prioritete te percaktuara nga kjo parti per mandatin e ardhshem, te cilat iu pergjigjeshin objektivave te ministrive te caktuara.
Cfare percakton Kushtetuta per qeverine, sipas neni 96
Presidenti i Republikes ne fillim te legjislatures se re, emeron kryeministrin me propozim te partise ose koalicionit te partive qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend. Kryeministri i ri, qe nis negociatat me partite e koalicionet, zgjedh anetaret e rinj te kabinetit qeveritar per te siguruar nje maxhorance te sigurte. Kryetari i ri i qeverise, i emeruar sipas Kushtetutes, i paraqet per miratim Kuvendit brenda 10 diteve, programin politik te Keshillit te Ministrave, se bashku me perberjen e tij. Sipas nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, perberja e qeverise votohet e plote dhe jo e ndare. Pra, si ministrat, ashtu edhe kryeministri, do te votohen ne te njejten seance, ku secili duhet te marre shumicen e votave nga Kuvendi qe te miratohen. Afatet e propozimit, emerimit dhe votimit te ministrave percaktohen ne nenin 98 te Kushtetutes, sipas se ciles, “ministri emerohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikes, me propozim te kryeministrit brenda 7 diteve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 diteve nga Kuvendi”. Para fillimit te detyres kryeministri, zevendeskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit te Republikes.
Popularity: 1% [?]





February 24th, 2010 me 6:26 pm
emri duresa a asht i rendesishm