Kategoria | Lajme

Bllokohen 3 tonë ushqime të skaduara

Drejtoria e Mbrojtjes së Konsumatorit: Produktet shiten bashkë me mallrat e rregullt. Mallra që i ka kaluar afati i skadencës tregtohen në pikat e shitjes në të gjithë qytetin e Fierit. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i Qarkut të Fierit, Fatos Troka. Nga kontrolli i kryer janë bllokuar 3 tonë ushqime të skaduara. Mallrat e prishura sipas kreut të Mbrojtjes së Konsumatorit janë të pranishme në tregun e konsumit. Sipas tij, bashkë me produktet e rregullta në të njëjtat vitrina tregtohen për festa edhe mallra të skaduara. Inspektorati i Ushqimit në Drejtorinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve në Fier ka sekuestruar vetëm për ditët e para të dhjetorit, 3 tonë ushqime të skaduara, të cilat do t‘i nënshtrohet ekzekutimit me groposje.

Kreu i kësaj Drejtorie, Fatos Troka, deklaroi se ushqimet e bllokuara kishin kaluar afatin e konsumimit të mundshëm. Ushqimet e skaduara, sipas Trokës, kanë qenë kryesisht qumësht, biskota, çokollata, lëngje frutash, kos frutash dhe të tjera si këto.

Të gjitha produktet janë grumbulluar gjatë një kontrolli të ushtruar në 50 njësi tregtimi në Fier. “Kemi bllokuar aktivitetin përkohësisht në 10 njësi tregtimi, ndërsa në 40 të tjera janë vendosur gjoba të ndryshme. Do të vazhdojmë të ushtrojmë kontrolle të imtësishme në të gjitha njësitë tregtare, pasi afrimi i festave të fundvitit sjell dhe abuzim nga ana e tregtarëve”, theksoi Troka. Për sa i përket njësive të bllokuara sipas Mbrojtjes së Konsumatorit, kanë rezultuar të parregullta edhe në raste të tjera në të kaluarën.

Popularity: 1% [?]

2 Koment(e) Per Kete Postim

  1. elona Thote:

    Po si i shesin nje her po sikur te helmohet ndonje njeri :( po sikur te vdes ndonje femije i vogel sidomos ata pupu sa gjynah femijet i hajne keto kos frutash edhe gjera te tilla :( po tja mbyllin ore dyqanin mos tja hapin me edhe mbase do nxen mend njerezit paskan qen mizerje fare!

  2. Aguri Thote:

    Ca behet ne fier nncncncnc mos mer se do helmoni ndonje rob kot.po edhe skan faj qe i shesin ka ngelur robt pa buke keq per lek

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com