Kategoria | Lajme

Etiketat : , ,

Bllokohen 800 gr heroinë në Fier, 5 në pranga

Një aksion i policisë së Fierit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme pesë persona dhe ka sekuestruar rreth 800 gram lëndë narkotike të tipit heroinë. Aksioni i koduar me emrin “Start 2″ u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga sektori i krimit të luftës kundër trafikut të drogës. Hetuesit kishin mësuar për trafikantët nga shpërndarësit e vegjël dhe ndodheshin në pritje të një sinjalizimi për tu hedhur në veprim. Në orët e pasdites së djeshme policia e Fierit ka nisur operacionin duke kryer fillimisht kontrolle banesash ku dhe ka mundur që të gjejë një sasi droge. Burimet zyrtare të policisë pohuan se të arrestuarit për këtë çështje janë, Ardian Tepa, Florjan Hajro, Todi Cumbashi, Bledar Alesio dhe Luiz Hajdari të gjithë nga qyteti i Fierit. Hetuesit shpjeguan dje se kontrolli i parë është kryer në banesën e Ardian Tepes ku sipas policisë është gjetur një sasi e vogël heroine. Por ky deklaroi se lëndën narkotike e kishte marrë tek Bledar Alesio gjë që detyroi policinë të bënte një kontroll edhe në banesën e tij në të cilën u gjetën 550 gram heroinë e pastër. Të gjithë të arrestuarit bënin pjesë në një rrjet shpërndarësish heroine në mjedise të ndryshme por edhe në shkolla. Ata kishin muaj që operonin në shkolla, ndërkohë që policia kishte arritur të siguronte informacionin e duhur deri sa shkoi në prangosjen e tyre. Drejtori i policisë së qarkut Fier, Shemsi Premçi, ka thënë se “duke marrë shkas fushën ku operonte rrjeti i heroinës do të sensibilizojë personalisht të gjithë stafet pedagogjike dhe drejtues të shkollave e të arsimit në Fier si dhe të gjithë nxënësit për të denoncuar çdo rast shpërndarjeje droge, me qëllim frenim të këtij fenomeni”.

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. juxhin Thote:

    Jam shume i lumtur qe na jepni lajme dhe emra per personat e kapur nga policia per zoterim apo shperndarje te lendve narkotike, po a mund te me thoni pse nuk jepni lajmin kur ndonjeri nga keta emra eshte lene i lire nga policia dhe qe praktikisht i bie te jete i pafajshem? Me cte drejte ju e njollosni emrin e dikujt dhe me pas nuk jepni lajmin qe personi i kapur perpara disa ditesh nga policia eshte lene i lire?

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com