Fier – Ministria e Transporteve ka bërë të ditur se është rikthyer uji në qytetin e Fierit, pas dy ditësh ndërprerjeje për shkak të një defekti të rëndë në sistemin e tubacioneve.
“Më datë 10.12.2009, rreth orës 09:00, ka ndodhur një difekt i rëndë në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Fierit nga pus shpimet Kafaraj, si pasojë e të cilit nuk është bërë i mundur furnizimi me ujë i banorëve të qytetit të Fierit”, bëri të ditur ministria.
Autoritetet përkatëse kanë ndërhyrë duke riparuar defektin e krijuar, ndërkohë që stacioni i pompimt ka filluar nga puna. Në njoftimin e mbrëmshëm, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, bëri me dije se furnizimi me ujë i banorëve të Fierit dhe zonës përreth, do të bëhet i mundur të shtunën në mengjes, si pasojë e kohës së domosdoshme për testimin dhe presimin e rrjetit nga linja kryesore, depo dhe rrjetit shpërndarës.
Popularity: 2% [?]




