Kategoria | Lajme

Del nga rruga, plagoset rëndë shoferi 25-vjeçar

Një 25-vjeçar nga Fieri është plagosur dje pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi dje, në rrugën kombëtare Fier-Vlorë, rreth orës 11:30 minuta. Maltin Elezi, 25 vjeç, lindur e banues në Fier ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Volkswagen” nga Vlora, në drejtim të Fierit. Automjeti me targa FR 6967 A, për shkak të shpejtësisë së madhe dhe përgjumjes së drejtuesit, doli jashtë kontrollit dhe pasi ka bërë dy salto ,ka rënë në një kanal në anë të rrugës. Shoferi është plagosur rëndë, por për fat nuk ka rrezik për jetën.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu