Kategoria | Lajme

Digjet mobilieria, dyshohet konkurrenca

Zjarri shkrumbon 130 mije euro mall dhe mobilerine “Lika” afer plazhit te Semanit. Pronari akuzon per zjarrvenie te qellimshme per shkak te konkurrences, ndersa per fat ka shpetuar nje autobot i mbushur me 100 litra gaz te lengshem, qe ne rast shperthimi mund te sillte nje katastrofe per banoret e zones. Policia nisi hetimet per ngjarjen dhe mori deshmine e te demtuarve nga flaket e rena ne magazinen e mobilierise, mengjesin e djeshem.

Paraprakisht eshte deklaruar se shkak eshte bere rrjeti elektrik, por pronaret kane deklaruar se nuk ka pasur nje rrjet te tille brenda apo jashte magazines. “Nuk kishte nje linje te tille as jashte magazines dhe as brenda saj, po cuditem nga ky shkak i nxjerre. Mendoj se zjarri eshte i qellimshem dhe shkak eshte bere konkurrenca, ndaj kerkoj qe policia te hetoje dhe zbardhe ngjarjen”, u shpreh pronari i pikes, Hasan Lika dje per gazeten “KJ”.

Flaket jane vene re rreth ores 10:00 te paradites ne magazinen e firmes se “Mobileri Lika”, qe ndodhet mes dy shtepive te djemve te pronarit te subjektit, pak metra pasi kalon shinat e trenit te linjes hekurudhore Fier-Vlore, ne plazhin e Semanit. Brenda pak minutave zjarri ka shkrumbuar gjithcka, i ndihmuar edhe nga lenda e pare qe gjendej ne objekt. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar tre automjete zjarrfikes, nje ambulance dhe elektriciste, te cilet se bashku me pronaret e firmes dhe banoret kane bere te mundur shuarjen e flakeve qe rrezikuan edhe jetet e njerezve.

Burime policore thane se zjarri ka shkrumbuar shume dhoma gjumi, minibare, dysheke, karrige e tavolina, te cilat kapin shifren e rreth 130 mije eurove. Kete fakt e pohon edhe vete pronari Hasan Likaj. Kane qene vet banoret qe kane pare te dale tymi ne magazine dhe punishte, ndersa njoftuan menjehere repartin dhe policine.

Lefter Likaj, djali i pronarit te mobilierise, ka pohuar per gazeten se zjarri qe ka rene ne magazine ishte i qellimshem. “Ne magazine ne ambientet e saj apo jashte, nuk ka pasur asnje linje elektrike qe mund te shkaktonte zjarrin. Zjarri eshte vene nga persona qe nuk mund t’i di, por di shkaqet qe eshte konkurrenca”, tha Lefteri. Prane magazines ka qene edhe nje autobot me 100 litra gaz te lengshem qe perdoret nga firma, po qe per fat nuk ka shperthyer. “E largova menjehere sapo u njoftova per zjarrin”, tregon me tej Lefteri.

Nderhyrja shpetoi banesat nga djegia

Burime zyrtare te repartit te zjarrfikesve ne Fier pohuan faktin se nga flaket e rena ne mobilieri, kane shpetuar dy shtepi te djemve te pronarit te punishtes, si dhe disa shtepi qe ndahen me mur blloqesh me vendin ku ra zjarri. Ka qene nderhyrja e menjehershme e punonjesve dhe vete banoreve qe kane shmangur nje tragjedi te mundshme dhe pasojat e demeve. Ne pyetje jane marre nje pjese e madhe e ketyre banoreve per te zbardhur rrethanat e ngjarjes qe ndodhi ne mes te dites.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com