DURRËS – Pas propozimit të Kryeministrit për ligjin e martesave homoseksuale, kjo kategori ndjehet thellësisht e lehtësuar jo vetëm për të krijuar lidhje por edhe për të bërë seks në rrugë. Një rast i rrallë është shënuar sot në qytetin e Durrësit kur dy çifte të rinjsh u kapën duke bërë skena të turpshme në mes të ditës në mes të publikut. Njerëzit jo të paktë që kanë qenë në Stacionin e Trenit të shokuar nga skenat e nxehta homoseksuale kanë njoftuar policinë.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se “ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë pasi u kapën në flagrancë duke kryer prostitucion në publik”.
Shtetasit Tahir Luga, 27 vjeç nga fshati Zallbastar i Tianës dhe Ismail Matrakulla 23 vjeç po nga Tirana, të dy me arsim fillestar, janë kapur duke bërë seks kundrejt pagesës prej 500 lekësh me shtetasit me inicialet D.D dhe R.Sh nga Durrësi. Dy të ndaluarve iu gjetën në cilësinë e provës materiale 2 400 lekë dhe 22 prezervativë.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale ” Ushtrim prostitucioni” dhe “Mardhenie seksuale apo homoseksuale ne vende publike”, parashikuar nga nenet 107 dhe 113 te K.Penal.
Popularity: 1% [?]




