Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, kur një makinë e ka marrë përpara dhe e ka hedhur në një kanal. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në rrugën Fier-Patos, kur i riu ishte duke udhëtuar me biçikletë. Sipas burimeve të policisë, i dëmtuari quhet Fatjon Mustafaj dhe është 20-vjeç. “ Ai ka qenë duke ecur me biçikletë kur, një automjet me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi Ardian Lulaj e ka marrë përpara”- thanë burimet e policisë, që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi u njoftuan për aksidentin.
20 vjecari është transportuar me urgjencë në spital, por sipas mjekëve gjendja e tij është kritike për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.
Policia bën me dije se i riu u gjet në një kanal buzë rrugës, ndërkohë që edhe makina që e aksidentoi kishjte devijuar dhe kishte përfunduar gjithashtu në kanal.
Të dhënat e para, pas ekspertizës tregojnë se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e automjetit, megjithëse për këtë pritet përfundimi i hetimeve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, në pritje të masës së sigurisë që do të vendoset për të.
Popularity: 1% [?]




