FIER- Policia identifikon dhe arreston njërin prej të dyshuarve si autorë të ekzekutimit të 32 vjecarit, trupi i të cilit u gjet të shtunën paradite nga kalimtarë të rastit, në një tunel të ish-repartit të tankeve në fshatin Levan të Fierit.
GSH shkruan sot se në orët e vona të natës së të shtunës është arrestuar 18-vjeçari Miço Osmani, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.Tre të rinjtë akuzohen për “vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim”, “grabitje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Viktima Leonard Hazizaj kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte jetuar si emigrant.
Të premten, 32 vjecari kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar tek e fejuara në fshatin Frakull të Fierit. I riu ishte nisur për ti uruar festën e Krishtlindjeve të fejuarës së tij. Familjarët nuk janë shqetësuar për vonesën e Hazizajt, pasi kanë menduar se ai ishte tek banesa e të fejuarës.
Të shtunën paradite ai është gjetur I ekzekutuar nga pesë plumba në kokë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, bëjnë me dije se viktima nuk ishte person i skeduar më parë dhe dyshohet se është ekzekutuar për grabitje.Pas hetimeve paraprake, dyshohet që Hazizaj të jetë marrë peng nga ekzekutorët, të cilët më pas e kanë dërguar me makinë deri tek tuneli në Levan
Popularity: 3% [?]




