Kategoria | Lajme

Endacaku vdes para deres se bashkise

Nje endacak 45 vjecar ka gjetur vdekjen ne oren 21:00 te mbremjes se merkure teksa ndodhej duke fjetur prane deres se bashkise se Fierit. Sipas burimeve zyrtare te policise, shkaqet e vdekjes se Bashkim Cepeles jane natyrore, pasi prej kohesh ai flinte jashte. Viktima ishte nje banor i ketij qyteti, por 45 vjecari prej rreth gjashte muajsh gdhihej cdo mengjes me disa tesha te rendomta para deres dytesore te bashkise Fier, fare prane rruges kryesore qe kalon para godines. Nga hetimi qe eshte kryer prej eksperteve, ne trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune, duke hedhur poshte dyshimet per nje vrasje te mundshme me qellime grabitje se te hollave qe ai mblidhte gjate dites ndersa lypte. Policia tha se paraprakisht mendohet se temperaturat e uleta mund te kene shkaktuar nje atak ne zemren e Cepeles apo probleme ne mushkeri dhe i kane sjelle vdekjen. Per ironi te fatit, megjithese flinte para deres se bashkise, askush nuk kujtohej per ta sistemuar endacakun ne nje pune, kurse kohen 45 vjecari e kalonte duke lypur ne vendin e quajtur “Shatervani”. “Mengjesin e djeshem mesohet se ai ka qene i semure, pasi kishte shume kolle”, tregon njeri prej tregtareve qe ka kiosken aty prane. Kalimtare te rastit e konstatuan trupin e tij te pajete oret e vona te mbremjes ne vendin ku kalonte nje pjese te mire te kohes. I vetmi sherbim qe ka bere bashkia e Fierit ka qene organizimi i funeralit, pasi 45 vjecari ka qene nje person i vetmuar dhe pa familje. Ceremonia mortore eshte kryer paraditen e djeshme ne varrezat e qytetit prej Zyres se Sherbimeve Funerale ne institucionin vendor.

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. niko Thote:

    na vjen keq per fatziun po si ai ka plot ne shqiperi dhe te gjith keta duhet te ken perkrahje nga pushteti lokal duhet te sensibilizohet opinioni te mblidhen ndihma per ta

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu