FIER- Një 30 vjecar nga qyteti i Fierit ka gjetur vdekjen pas mbytjes në lumin Seman. Ngjarje që mendohet se ka ndodhur aksidentalisht pasditen e djeshme. Ndërkohë trupi i tij ende nuk është gjetur. 30 vjecari Erjon Kamberi ka qenë bashkë me të atin për gjah pranë lumit Seman, ndërsa ka rreshqitur pas goditjes me cifte, dhe ka përfunduar në lumë ku ka gjetur vdekjen.
Lajmi i hidhur për 30 vjecarin gjahtar është bërë i ditur për policinë nga babai i tij i cili gjendej bashkë me të birin për gjah shpendësh në lumin Seman. Sipas policisë dyshimet paraprake flasin për një mbytje aksidentale.
Popularity: 2% [?]




