Kategoria | Lajme

Etiketat : , , , ,

Fier, grabitet me armë banka në qendër të qytetit

Është grabitur në kërcënimin e armës filiali i Raiffessen Bank në qendër të qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 kur një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe i është drejtuar arkës.

Ai ka gjuajtur momentin kur nuk kishte asnjë klient në bankë. I ka kërkuar paratë, punonjëset së bankës, por ajo fillimisht ka refuzuar. Grabitësi ka kërcënuar duke qëlluar me pistoletë në ajër.

Në këto kushte punonjësja e arkës ka mbushur një qese me para dhe ia ka dhënë grabitësit i cili është larguar me shpejtësi. Dëshmitarët thonë se ai ka ikur qetësisht rrugës së tregut industrial.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mbledhin provat. Ndërkohë ka shkuar edhe drejtori i policisë së qarkut i lajmëruar për grabitjen në mes të ditës në mes të qytetit.

Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi personin që kreu krimin, ndërsa mësohet se patrulla policie janë vënë në çdo kryqëzim. Personat që e kanë parë, thanë se ishte një djalë i ri rreth të 20-ta me maskë ngjyrë ushtarake në fytyrë dhe me veshje normale.

Popularity: 2% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. elton Thote:

    ca duhet te themi, eshte mir ti heqim leket qe nga shqipria nqs shteti nuk siguron asgje…….

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com