FIER- Rreth 3200 invalidë dhe persona me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Fierit, prej më shumë se një muaji nuk kanë marrë pagesën e ndihmës ekonomike.
Nga 1600 persona, ku bëjnë pjesë, të sëmurët mendorë, paraplegjikët, të sëmurët talasemikë apo të verbërit, vetëm 1/3 e tyre kanë mundur të marrin ndihmën ekonomike.
Prej dy javësh të afërmit e tyre sorrollaten në zyrat e bashkisë dhe atë të rajoneve, në pritje për të marrë ndihmën ekonomike.
Ndërsa punonjësit e zyrës së punës dhe cështjeve sociale, jashtë kameras thonë se vonesa për pagesën e invalidëve dhe të paaftëve për punë, ka ardhur si rezultat i mungesës së fondeve që akordon buxheti i shtetit.
Popularity: 1% [?]




