Kategoria | Lajme

Etiketat : , , , ,

Fier, pranga vrasësit të 70-vjeçarit

FIER- Arrestohet autori i vrasjes së 70 vejcarit i cili u gjet i vdekur në tokat e tij 2 km larg fshatit ku banonte Kuqar të Patosit. Policia ka vënë në pranga bashkëfshatarin e tij Veli Nuhaj, edhe ky 70 vjec ndërsa ka sekuestruar dhe armën e krimit.

Trupi i 70 vjecarit u gjet i pajetë mëngjesin e së premtes nga nipi i tij. Policia thotë se krimi mund të ketë ndodhur për konflikt pronësie.

Gjatë këqyrjes së kufomës, ishte konstatuar se Ferrik Hoxha kishte dy plagë, një në kokë dhe tjetra në trup. Sipas policisë autori kishte kryer krimin me sëpatë dhe një tjetër mjet të fortë.

Rreth orës 22:00 të së enjtes, Ferrik Hoxha kishte dalë nga banesa pasi e kishte kërkuar dikush dhe më pas nuk ishte kthyer më. Gjatë gjithë natës kanë kërkuar për të gjetur ndonjë gjurmë të të moshuarit, por vetëm në mëngjes nipi i tij, kishte gjetur trupin e pajetë në tokat në pronësi të familjes.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com