Kategoria | Lajme

Fier, publikohen rezultatet vetëm për 500 maturantë

Më në fund janë publikuar rezultatet e testeve për provimin me zgjedhje për afro 500 nxënës të katër shkollave jopublike të qytetit të Fierit. Vonesat kanë ardhur për shkak të bllokimit të rezultateve dhe testeve nga komisionet e vlerësimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Kjo pasi ekzistonin dyshime për regjistrim kopjimesh gjatë provimit. Komisionet e vlerësimit të notave kishin marrë për rishqyrtim dhe rikorrigjim testet e lëndëve me zgjedhje. Sipas drejtoreshës së arsimit në Fier, Suzana Numani, komisioni i MASH-it ka vërejtur ngjashmëri të testeve te disa nxënës dhe menjëherë ka kryer edhe procedurën e bllokimit. Është dyshuar gjatë vlerësimit të testeve se mos kishte kopjime, por në vijim të rezultateve që ka Fieri u kalua edhe kjo fazë e vështirë. “Pas riverifikimit ka dalë se në Fier mund të ketë pasur shumë pak raste kopjimesh, sepse në tërësi rezultatet ishin të kënaqshme”, ka thënë drejtoresha e Drejtorisë rajonale të arsimit Fier, Suzana Numani.

Sipas saj, pas shpalljes edhe të rezultateve të fundit, që në fakt ishin vonuar, të gjithë maturantët kanë afat deri në datën gjashtë për plotësimin e formularit A2, duke kërkuar korrektësi në këtë procedurë. Afro 500 maturantëve të shkollave jopublike në Fier ju vonuan rezultatet e provimit më zgjedhje dhe për pasojë, pas pritjes pothuaj njëmujore, të enjten ata zhvilluan protestë përpara ministrisë.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com