FIER-Një polic trafiku është aksidentuar për vdekje paraditen e djeshme në qytetin e Fierit pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një kamion të parkuar në rrugë.
Ngjarja ndodhi sot paradite rreth orës 05:30 minuta kur efektivi i policisë rrugore Roland Musaraj 50 vjec ishte duke udhëtuar në Unazën e re në Fier me automjetin e tij benz TR 9438 A u përplas me një kamion të parkuar me targa TR 5979 B. Burime policore në vendgjarje bënë të ditur se Musaraj humbi jetën si pasojë e kësaj përplasjeje. Dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë gjendja e përgjumur e efektivit rrugor.
Musaraj ishte nisur për në shtëpi me benzin e tij pas përfundimit të turnit të tij.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Popularity: 2% [?]




