Kategoria | Lajme

Fieri jashte hartes se droges

Qarku i Fierit del nga lista e “zeze” e hartes se zonave ku kultivohet kanabis sativa. Lajmi konfirmohet nga kreu i Antidroges ne drejtorine e policise, Ferdinand Cenaj. Oficeri i larte pranon se dy vjet me pare zona ishte nder me problematiket per kultivimin e bimeve narkotike si kanabis, apo papaverus. Cilesimin e Fierit si nje qark problematik e ka bere vete ish ministri i Brendshem, Sokol Olldashi dy vjet me pare ne Ardenice, gjate nje takimi nderkombetar per ceshtjet e sigurise. Por dy vjet me pas sipas kryepolicit Cenaj situata ka ndryshuar dhe Fieri mund te konsiderohet si nje zone e paster dhe jashte hartes se kultivimit. “Gjate vitit 2007 numri i te proceduarve per kultivim shkonte ne 20 persona, kurse gjate ketij viti ka nje renie te ndjeshme, deri ne 12 vete per te gjithe qarkun dhe qe jane denuar”, thote kreu i Antidroges per gazeten “KJ”. Per kete vit mesohet se jane asgjesuar gjate kontrolleve ne zonat rurale vetem 350 rrenje, megjithese intensiteti i kontrolleve ka qene i larte, fakt qe sipas Cenajt tregon se Fieri ka dale nga “lista e zeze”. “Kontrollet kane vijuar nga kultivimi me fidane ne kubike dhe deri ne fazen e pjekjes dhe korrjes se kanabisit”, shpjegon me tej oficeri i larte. Kontrolle jane kryer ne grykederdhjet e Vjoses dhe Semanit, ne Shkumbin apo ne bregdet.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu