Kategoria | Lajme

Gjendet i varur në hardhitë e oborrit i moshuari

Një 63-vjeçar është gjetur i varur dje në mëngjes, në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Dukas të Patosit. Sipas policisë, bëhet fjalë për një vetëvrasje dhe motivi i saj ka qenë gjendja e rëndë ekonomike e të moshuarit që nuk merrte pension. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Fier pohojnë se Eqerem Nazëraj lindur e banues në Patos, baba i katër fëmijëve, është vetëvrarë në orët e para të mëngjesit, pas rënies së papritur në depresion. Ai jetonte vetëm me bashkëshorten, me të cilën kishte mosmarrëveshje të shumta edhe për shkak të konsumimit të alkoolit. Nga raporti i mbajtur prej policisë në të cilin bëjnë pjesë edhe deklarata e familjarëve dhe të afërmve mësohet se një natë më parë, Eqerem Nazëraj ka fjetur më herët se netët e tjera. Në mesditë ai kishte konsumuar si zakonisht alkool dhe kjo ka ndikuar që pasdite mos të ndihej mirë. Konfirmohet se në orët e para të mëngjesit të së dielës ai ka dalë në oborrin e shtëpisë ku ka siguruar mjetet që do të përdorte për t‘u vetëvrarur dhe më pas ka kryer edhe aktin, duke e lidhur litarin në degët e hardhive. Sipas burimeve policore, Eqeremi dhe bashkëshortja e tij jetonin vetëm, pasi tre nga fëmijët jetojnë në Fier e Vlorë, ndërsa njëri është në burg në Greqi. Ata kishin probleme të rënda ekonomike, për shkak të mungesës së të ardhurave.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com