Gjendet i vdekur djali i Faik Myrtajt, policia: Ka kryer vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12 e 30 të paradites së të hënës në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të rrethit Fier. Një 22-vjeçar banor i këtij fshati i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me një plumb në kokë.Por ajo që të trondit më shumë është fakti se djali i dyshuar si i vetëvrarë është djali i Faik Myrtaj, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit organizuar nga opozita.

Gjithsesi Bardhosh Myrtaj, sipas të afërmve të ardhur në spital mendohet se kohët e fundit ai ka qënë shumë i mërzitur dhe i vetmuar nga pjestarët e tjerë të familjes gjë të cilëen e reflektonte dhe në shtimin e dozës së duhanit që pinte. Ndërkohë po nga të afërm të tij ditën që ndodhi ngjarja ai kishte telefonuar dajën e tij për të marë.motorçikletën duke i treguar edhe vëndëdodhjen.

Daja pasi vjen në vëndin ku i tha nipi e gjen atë të shtrirë në tokë të plagosur në kokë dhe me një pellg gjaku që i kishte mbuluar fytyrën. Menjëherë ai ka njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Megjithëse ai ështe dërguar menjëherë në spital, ku nuk ka mundur t’i shpëtojë plagës së marë nga plumbi në kokë. Më pas ai është çuar në morgun e spitalit të Fierit në pritje për t’i bëtrë autopsinë

Në reagimin e saj zyrtar gjatë hetimeve u konstatua se shtetasi Bardhosh Myrtaj, 22 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, komuna Cakran të rrethit Fier, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në vëndin e quajtur “Antenat” në fshatin Kreshpan.

Sipas policisë vazhdon puna intesivisht për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave si dhe dokumentimin e plotë ligjor të kesaj ngjarje.(Shekulli)

Popularity: 3% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com