FIER- Policia e rrethit të Fierit bëri të ditur sot se ka gjetur një person të vrarë në Levan të Fierit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kufoma i përket një 32 vjecari që pasi është rrëmbyer më pas është vrarë.
Efektivët e policisë së Fierit janë sinjalizuar sot rreth orës 10:00 nga banorë të Levanit për gjetjen e një trupi të pajetë në një tunel të ish-repartit të tankeve në Levan të Fierit. Nga kqyrja që iu bë trupit të pajetë mësohet se kufoma e seksit mashkull, 32 vjec është shtetasi Leonard Hazizaj, banor i qytetit të Fierit. Në trupin e 32 vjecarit janë gjetur disa shenja plumbi, gjë që ka vërtetuar se vdekja ka ardhur nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri e tipit automatik.
Policia bën të ditur se shtetasi fillimsht është rrëmbyer, mbajtur peng në ambientet e ish-repartit të tankeve ku dhe më pas është ekzekutuar për vdekje me armë të tipit automatik. Ekzekutimi sipas policisë mund të ketë ndodhur 2 net më parë. Në cilësi të provave materiale janë marrë gëzhojat e plumbave që janë shkrehur nga arma me të cilën është kryer vrasja.
Identifikimi u bë pas punës intensive disa orëveshe të policisë. Hazizaj disa vite më parë ka jetuar në një qytet të Greqisë, por kohët e fundit ka jetuar në atdhe.
Hetimet
Policia nuk ka dijeni ende për motivet e ngjarjes së rëndë në Levan të Fierit. Pas gjetjes së trupit, puna e policisë u përqëndrua në dy drejtime. Grupi i pare punoi për gjetjen e personave të deklaruar të humbur ditët e fundit me qëllim identifikimin e viktimës. Dhe vetëm disa orë pas gjetjes së trupit, policia mundi të identifikojë viktimën. Ai ishte Leonard Hazizaj nga qyteti i Fierit. Policia tani po punon për aktivitetet që ushtronte Leonardi për të gjetur një motiv të kësaj ngjarje. Grupi tjetër i punës po heton për personat e mundshëm që mund të kenë kryer vrasjen. Policia ka marrë në pyetje banorë të zonës për të mësuar më shumë rreth persona të dyshimtë që kanë shkelur Levanin kohët e fundit. Mësohet se disa persona janë shoqëruar pë tu marrë në pyetje pasi policia dyshon se kanë dijeni për ngjajen.
Popularity: 3% [?]





January 2nd, 2010 me 11:35 am
shqipria esht vendi me i korroptuar