Policia zbulon faktin se një sipërmarrës i fuqishem i botes se biznesit nuk kishte pranuar të paguante gjobën tek banda. Blutë morën dijeni për shtëpinë e Dritan Dajtit mëngjesin e masakrës dhe kryen operacionin qe rezultoi me 4 jete te humbura policesh Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE-I shumëkërkuari Dritan Dajti u “spiunua” nga një biznesmen shumë i njohur në vend, por ra në pranga vetëm pasi u mori jetën katër punonjësve të policisë. Lajmi bëhet i ditur per Gazeta Shqiptare nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët nuk pranuan të zbulonin identitetin e biznemenit i cili i dërgoj tek baza e të shumëkërkuarit në Durrës, ku ndodhi dhe masakra e 7 gushtit. “Dritan Dajti kishte tentuar t’i vinte gjobë biznesmenit. Por, para se të dorëzonte paratë, ai vendosi të bashkëpunonte duke zbuluar bazën”, – tha zyrtari i policisë. Dritan Dajti mbahej nën vëzhgim prej kohësh, por mëngjesin e ditës që ndodhi masakra ka qenë biznesmeni që i ka treguar policisë vendin se ku strehohej i shumëkërkuari. Përplasja e Dajtit me policinë ndodhi pikërisht para pallatit pranë pistës “Iliria” në Durrës, ku ai ishte strehuar dhe ishin pikërisht koordinatat e dhëna prej njeriut të fuqishëm në fushën e biznesit.
Por mesa duket, frika se mos nuk arrinin ta “mbërthenin” të shumëkërkuarin, ka bërë që skuadra të hidhej në veprim. Për pasojë mbetën të vrarë, Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj. Ajo çfarë ende ka mbetur e paqartë në të gjithë ngjarjen e rëndë, është se kush e urdhëroi ndërhyrjen dhe ka pak gjasa të zbardhet, pasi nuk ka asnjë urdhër me shkrim.
Popularity: 1% [?]




