Kategoria | Lajme

Etiketat : , , ,

Grabitet një tjetër argjendari, policia sërish pa autorë

Fier- Një tjetër grabitje argjendarie është shënuar ne qytetin e Fierit. Kjo grabitje vjen vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare që ndodhi në qendër të qytetit të Fierit. Dëmi i shkaktuar në grabitjen e radhës ka qenë rreth 2 milionë lekë. Duket se vazhda e grabitjeve ka nisur nga lagjja “Apolonia” dhe ka përfunduar në lagjen “Konferenca e Pezës”, lagje këto qendrore të qytetit të Fierit. Dy argjendaritë e grabitura ndodhen përgjatë bulevardit kryesor të qytetit. Pre e grabitjes së të enjtes është bërë argjendaria, pronë e shtetasit Ilia Koçi. Sipas burimeve zyrtare policore mësohet se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, në dyqan ka qenë shitësi dhe pronari i argjendarisë. Sipas dëshmisë së tyre dhënë grupit hetimor, mësohet se në dyqan ka hyrë një shtetas, i cili është ende i paidentifikuar nga uniformat blu. Ai ka kërkuar të blejë një varëse floriri. Në momentin që shitësi dhe pronari i këtij dyqani kanë nisur të preokupohen për të zgjedhur varësen e duhur mes një grupi të madh varësesh, klienti misterioz ua ka zhvatur ato nga duart dhe është larguar me vrap mes pallateve. Në vijim të veprimeve hetimore dhe nga deklarimi i të dëmtuarit rezulton se dëmi llogaritet të jetë rreth 2 milionë lekë. Edhe për këtë grabitje policia lokale nuk ka autor.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com