Kategoria | Lajme

Grabitja e naftes, burg pese punonjesve

Gjykata e Fierit le ne burg tre policet e Kombinatit te Naftes ne Ballsh dhe dy punonjesit qe u kapen kater dite me pare duke vjedhur gazoil brenda ambienteve te kompanise. Mbi 2 ore ka zgjatur seanca gjyqesore ndaj pese te arrestuarve per vepren penale te “vjedhjes duke shperdoruar detyren”. Gjyqtari i ceshtjes, Ergys Selmanaj, ka degjuar si fillim pretencen e prokurorit Petrit Vukaj. Te dyshuarit nuk kane pranuar se provat e gjetura, 50 bidone dhe 3 automjete i perkisnin atyre, duke mohuar akuzat.

Gjyqtari vendosi te linte ne qeli pese te arrestuarit, Taulant Cela, Ahmet Metohu, Genci Mahmutaj, Viron Pashaj dhe Ilir Shehaj. Avokatet mbrojtes kerkuan lirimin e klienteve, ndersa prokurori deklaroi se provat ishin te mjaftueshme.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu